Mirëqenie

March 23, 2017 | 9:01

Mëngjese të shëndetshme për të sëmurët me diabet

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për të gjithë ne. Ai na siguron energjinë që na duhet gjatë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm ndihmon gjithashtu në mbajtjen e një peshe ideale të trupit, një nga faktorët kryesorë në menaxhimin e diabetit. Një studim i vitit 2014, i publikuar tek “Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics”, tregon se ngrënia e vaktit të mëngjesit, sidomos nëse përmban drithëra, fruta, qumësht me pak yndyrë etj, mund të ndihmojë në rënien në peshë.

mengjes-1-1-1

Gjithashtu, mosngrënia e mëngjesit rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Sipas një studimi të vitti 2015, të publikuar tek revista Public Health Nutrition, ngrënia e mëngjesit rregullisht është shumë e rëndësishme për parandalimin e diabetit të tipit 2. Një menu e lartë në fibra dhe me indeks të ulët të glikemisë do t’ju ndihmojë të mbani një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak, shkruan Shendeti.

Një vakt i shëndetshëm për mëngjes duhet të përmbajë këto ushqime: 1. Kos 2. Bollgur, elb 3. Bajame dhe fruta 4. Tost me vezë të skuqura 5. Omëletë me spinaq dhe domate 6. lëngje të përgatitura me fruat dhe perime

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top