Mirëqenie

October 3, 2018 | 8:54

Mëngjesi, i kripur apo i ëmbël, të mos anashkalohet!

Të gjithë ekspertët kanë rënë dakord se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai na jep energjinë e duhur për ta nisur ditën mbarë si dhe për t’u bërë ballë angazhimeve të ndryshme gjatë ditës.

Nëse preferoni një menu të ëmbël apo një vakt tradicional të kripur anglosaksone nuk ka shumë rëndësi, por kryesorja është që mos ta kufizoni mëngjesin vetëm te kafja klasike dhe të dilni menjëherë nga shtëpia.

Këtu janë disa këshilla se si të merrni një vakt të përshtatshëm, pa i privuar vetes asgjë, por sigurisht edhe pa e tejkaluar.

Kapuçino dhe briosh është mëngjesi tradicional në një lokal, i preferuar nga ata që nuk kanë kohë në shtëpi apo dëshirë që të përgatisin ndonjë gjë. Edhe pse është një ritual i vogël që shumë e konsiderojnë thelbësor, fatkeqësisht nuk është zgjedhja e duhur për të nisur ditën.

Një briosh përmban mesatarisht rreth 250 kalori, plus 130 të kapuçinos si dhe 40 të tjerë të sheqerit, ku në total janë 420. Me pak fjalë më shumë se një pjatë makaronash me salcë domate.

Përveç kësaj, ky ushqim ka një fuqi sikur të duket se je ngopur, por në mes të mëngjesit do të ndjeni se keni uri. Pra, në qoftë se dëshironi të jeni në formë, është mirë që të përgatisni ndonjë gjë në shtëpi për mëngjes dhe jo gjithmonë të ndaloni te lokali.

Mëngjes i ëmbël – Sërish duhet të bëni kujdes nga disa zakone të këqija dhe të mos bini në keqkuptime që mund të iu çojnë të konsumoni më shumë sheqer se sa është e nevojshme. Para se gjithash drithërat të cilat kanë shumë sheqer, kakao dhe substanca të tjera hiper-kalorike.

Në praktikë ato janë ëmbëlsira të vërteta që duhen konsumuar me kujdes. Për ata që janë në dietë, duhet të lexojnë etiketat e tyre në mënyrë që të zgjedhin drithërat e duhura.

E njëjta vlen edhe për lëngjet e frutave, shpesh të ëmbla. Në mënyrë që të përmbajë numërimin e kalorive, është më mirë të zgjedhësh një lëng ose një ekstrakt përgatitës, edhe nëse zgjat pak kohë.

Sigurisht që nuk duhet të heqim dorë nga shija jonë për mëngjesin, por gjithnjë shëndetshëm dhe pa ekzagjeruar. Ne mund të zgjedhim qumësht me yndyrë të ulët, çaj, kos pa sheqer të shtuar, një lëng ose sallatë frutash të freskëta.

Ushqimet e ëmbla rritin prodhimin e serotoninës, hormon të mirëqenies, kështu që na predispozon ta përballojmë ditën me qetësi dhe humor të mirë.

Për ata që pëlqejnë kripën – Edhe mëngjesi i kriposur është i shëndetshëm dhe është veçanërisht i përshtatshëm për ata që kanë nevojë të kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Sigurisht që duhet të zgjidhni ushqimet e duhura dhe nuk duhet tepruar me yndyrat dhe kripën. Ky mëngjes është me proteina dhe është i përshtatshëm për ata që merren me sport, sepse nxit zhvillimin dhe shëndetin e muskujve.

 

Burimi / Panorama Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top