Mirëqenie

January 12, 2017 | 8:22

Mëngjesi ideal për të qenë të shëndetshëm

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Vakti më i rëndësishëm i ditës është pikërisht mëngjesi. Ai bën që të jemi në formë gjatë ditës dhe na mban në kontroll, në mënyrë që vaktin tjetër të mos hamë dyfish.

Ndaj, një mëngjes ideal do të ishte me bajame, lajthi, fruta dhe ushqime të tjera me dozë të ulët sheqeri. Një mëngjes i tillë tregon se si këto ushqime shuajnë oreksin. Frutat e thata cilësohen ideale.

Studiuesit amerikanë thonë se nisja e ditës me ushqime të kësaj natyre lejon shuarjen e oreksit gjatë ditës, ndërsa një rol ideal për një fillim të mbarë të regjimit ushqimor kanë bajamet dhe lajthitë.

Pasi të keni ngrënë disa fruta të thata, në orët në vijim mund të hani diçka tjetër dhe do të shikoni se oreksi nuk është njëlloj.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top