Mirëqenie

July 18, 2016 | 8:40

Mëngjesi perfekt për njerëzit me depresion

Ilaçet kundër depresionit dhe terapitë, nuk janë mjeti i vetëm në dispozicion për të luftuar depresionin. Për reduktimin e simptomave, ecja në natyrë ul mendimet negative dhe meditimi mund të ketë një efekt të fuqishëm pozitiv.

Por ka një tjetër faktor, që shpesh neglizhohet, për të ndihmuar në reduktimin e depresionit: Ushqimi.

Truri ynë mbështetet tek ushqimet për të punuar në mënyrë efektive dhe studimet kanë gjetur se Omega-3, aminoacidet, vitaminat B, Vitamina D, dhe minerale si zink, magnez dhe hekur ndihmojnë për krijimin e shëndetit të fortë mendor. Dieta mesdhetare, me bollëkun e saj të vajit të ullirit dhe perime me gjethe, përmban shumë nga këto ushqyes. Një studim i kryer tek më shumë se 15.000 njerëz për 10 vjet zbuloi se ata që ndoqën dietë mesdhetare kishin një rrezik më të ulët të depresionit.

Dietologia Melissa Brunetti, e cila fokusohet në lidhjen midis dietës dhe shëndetit mendor, thotë se një mëngjes ideal për njerëzit që luftojnë me depresionin duhet të jetë vezë (të cilat përfshijnë aminoacidet, Omega-3, vitaminë D dhe acide yndyrore), drithëra dhe avokado.

“Acidet yndyrore në vezë janë të rëndësishme”, thotë ajo. Avokado është e pasur me triptofan, gjithashtu ka folate dhe Omega 3 në të. ”

Përbërësit të tilla si aminoacidet janë të nevojshme për të prodhuar hormonet dhe neurotransmetuesit në tru. Por, rregullimi i sheqerit në gjak mund të ndihmojë gjithashtu për një humor të mirë.

Dietologia këshillon edhe thjerrëzat, mishin e kuq, pataten e ëmbël, dhe spinaq.

Brunetti thotë se karbohidrate të tilla si bollgur me pak mjaltë mund të jetë e mirë për njerëzit që kanë probleme me gjumin.

Ushqimi ka ndikim të madh në shëndetin mendor të njerëzve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top