Mirëqenie

March 26, 2019 | 9:45

Mëngjesi pranveror: zgjoni kreativitetin tuaj në kuzhinë!

Më në fund pranvera ka mbërritur dhe si mund ta festojmë më mirë nëse jo me një mëngjes pranvere të shijshëm dhe të vërtetë? Vetëm disa biskota ose një tortë e shijshme e shoqëruar me fruta të freskëta sezonale mund ta kthejnë mëngjesin në diçka të paharrueshme. A nuk e beson? Ja disa ide që nuk do të mund t’u rezistoni!

Biskota integrale me marmelatë bananeje

Në mars vjen banania e parë sezonale, e ëmbël në pikën e duhur dhe e përsosur për të bërë një marmelatë të pazakontë. Ja për çfarë keni nevojë:

  • 1 kg banane
  • 600 gr sheqer
  • 1 lugë çaji xhenxhefil
  • 100 ml lëng limoni
  • 1 shkop vanilje
  • Biskota integrale

Përgatitja:

Së pari, qëroni bananet dhe prijini në feta. Më pas merrni një tenxhere dhe shtoni bananet e prera, sheqer, xhenxhefil, lëng limoni dhe vaniljen. Gatuajeni në nxehtësi të lartë për gjysmë ore, duke hequr shkumën e tepërt. Pastaj ulni flakën dhe vazhdoni ta gatuani edhe për 20 minuta. Kur masa të ketë arritur trashësinë e duhur, vendoseni në kavanoza të qelqta të sterilizuara.

Tashmë marmelata është gati, ju vetëm duhet të vendosni një shtresë të hollë mbi biskota dhe ta shijoni!

Krem kajsie me lëng kivi, dardhë dhe mollë

Çfarë mund të jetë më e mirë se një frut i shijshëm kajsie i kombinuar me një lëng të freskët pranveror?

Ju mund të krijoni lëngun tuaj të preferuar me përzierjen e duhur, në varësi të frutave që ju pëlqeni më shumë. Ne rekomandojmë një ekstrakt të papërmbajtshëm të kivit, dardhës dhe mollës, të gjitha fruta sezonal që mund të gjeni lehtësisht në treg, madje edhe organike!

 

 

Burimi / www.germinalbio.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top