Menopauza përfaqëson një moment shumë të veçantë në jetën e një gruaje. Ka shumë efekte të këtij ndryshimi në organizmin femëror, duke përfshirë edhe shtimin në peshë. Më poshtë jepet një dietë që ju ndihmon të dobësoheni me 2 kg.
Dieta në menopauzë
Menopauza, siç thamë, përfaqëson një periudhë të vështirë në jetën e një gruaje. Përveç problemeve fizike që dalin nga arritja e kësaj gjendjeje, duhet të mbahen mend problemet psikologjike: gruaja që hyn në menopauzë shpesh nuk ndihet më “femër” dhe kjo mund të çojë në momente depresioni dhe krize. Një pasojë e menopauzës është shtimi në peshë. Kjo është arsyeja pse sot ju propozojmë një dietë që do t’ju ndihmojë të hiqni kilogramët e tepërt dhe të ndiheni më mirë për veten tuaj. Menuja e përditshme e cila përfshin rreth 1400 kalori, kryesisht bazohet në fruta dhe perime.
Menuja
Mëngjesi, i njëjti çdo ditë, përfshin: një filxhan kafe ose çaj, 200 ml qumësht gjysmë të skremuar ose 150 g kos me pak yndyrë, duke përfshirë fruta, 30 g biskota me miell integral.
E hënë:
Dreka: 70 g bukë integrale; 120 g fileto pule me limon; sallatë me lakër.
Darka: 70 g makarona të pasura me domate dhe borzilok të freskët; 60 g djathë parmixhan; sallatë të përzier.
E martë:
Dreka: 70 g bukë thekre; 60 g gjizë; kungull të njomë të skuqur.
Darka: 70 g oriz ngjyrë kaf me 150 g thjerrëza të konservuara (60 g të thata); patëllxhanë të pjekur në skarë.
E mërkurë:
Dreka: 70 g bukë me 5 drithëra; 150 g skumbri me domate qershi; spinaq të skuqur.
Darka: 70 gr brokoli të zier; 2 vezë të skuqura.
E enjte:
Dreka: 70 g bukë soje; 120 g fileto viçi; angjinare të zier.
Darka: 70 g misër që përdoret për gatim; 150 g krah pule të konservuara me domate dhe qepë; sallatë marule.
E premte:
Dreka: 70 g bukë integrale; 60 g proshutë të gatuar; sallatë me kopër.
Darka: 210 g patate të pjekura; 150 g karkalec deti të pjekur; fasule të gjelbra dhe karota të ziera.
E shtunë:
Dreka: 70 g bukë integrale; 100 g mozzarellë; sallatë me domate.
Darka: 70 g elb me 150 g bizele të konservuara (ose të ngrira) ose 60 g të thata; panxhar me vaj dhe limon.
E diel:
Dreka: 70 g bukë soje; 150 g levrek të gatuar me aroma; spinaq me domate dhe rigon.
Darka: 70 g oriz ngjyrë kaf me kungull dhe rozmarinë; 60 g djathë; perime të pjekura në skarë.
Një këshillë e fundit!
Ne rekomandojmë që gjithmonë të kërkoni këshillën e mjekut ose specialistit tuaj para se të filloni ndonjë dietë.
Burimi / www.fanmagazine.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.