Menopauza është një fazë veçanërisht delikate e jetës së një gruaje dhe kërkon më tepër kujdes për të ruajtur shëndet të mirë. Më poshtë po ju japim disa këshilla të vlefshme…
- Kontrolloni peshën dhe bëni kujdes me yndyrnat, pasi ato shndërrohen në dhjamë, i cili grumbullohet në bark dhe ije.
2. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, të pasur me fibra dhe të varfër me yndyrna shtazore.
3. Kontrolloni shpesh tensionin. Gjatë kësaj faze të rëndësishme, shpesh femrat vuajnë nga tensioni i lartë. Këshillohet të kontrolloni sa më shpesh tensionin për të parandaluar rrezikun e kësaj sëmundjeje.
4. Një herë në vit bëni analizën e glicemisë, pasi gjatë menopauzës favorizohet më tepër sëmundja e diabetit.
5. Një herë në vit kontrolloni kolesterolin negativ, pozitiv dhe trigliceridet.
6. Mos pini duhan. Mjekët këshillojnë që duhani është shumë i dëmshëm në çdo moshë, megjithatë është mirë që nëse e pini duhanin, për hir të shëndetit, ta lini atë.
7. Praktikoni aktivitet të vazhdueshëm fizik. Shëtisni me hap të shpejtë të paktën 30 minuta tri herë në javë. Ky veprim sjell vetëm efekte pozitive për sa i përket uljes së glicemisë, tensionit, kolesterolit. Gjithashtu ndihmon të bini në peshë dhe përmirëson humorin, pasi stimulon trurin të çlirojë hormone të cilat përmirësojnë gjendjen shpirtërore.
8. Bëni të paktën një herë në vit një test për sëmundjen e osteoporozës, i cili është i vlefshëm për të parandaluar rrezikun e dëmtimit të kockave.
9. Drejtojuni mjekut të familjes për të gjitha problemet e mundshme që lidhen me këtë fazë të veçantë të jetës. Gjinekologu nuk përfaqëson të vetmen pikë referimi.
10. Nën ndikimin e mjekut të familjes është e nevojshme konsulta me një specialist të fushës nëse shfaqen shenja të ankthit apo depresionit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.