Këshilla & Arsye

May 21, 2017 | 13:07

Mentja lufton Alzheimerin

Mentja mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër Alzheimerit. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Sturt në Australi, menteja është një barishte e lidhur tradicionalisht me efekte pozitive mbi kujtesën. Ekspertët australianë kanë testuar lloje të ndryshme të nenexhikut në laborator.

1

Vëzhgimet laboratorike kanë treguar se nenexhiku ka efekte të forta antioksiduese (të cilat mund të ndihmojnë të luftuar radikalet e lira të lidhura me Alzheimerin). Për më tepër, studiuesit dolën në përfundimin se bima mund të ndihmojë në aftësitë njohëse të pacientëve me forma të buta dhe të moderuara të sëmundjes. Studimi i kryer nga Paul Prenzler vuri në dukje se substancat e pranishme në ekstraktet e ndryshme të nenexhikut janë një mburojë për sëmundjen e demencës./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top