Këshilla & Arsye

April 14, 2017 | 15:45

Mënyra e vetme për të luftuar migrenën

Të sëmurët me migrenë mund t’iu japin fund vuajtjeve të dhimbjeve të kokës duke mbajtur një peshë të shëndetshme. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se obeziteti rrit me 27% rrezikun e zhvillimit të migrenës, që mund të zgjasë deri në 3 ditë. Kjo, sepse dhjami i ruajtur poshtë lëkurës mendohet se lëshon molekulat që shkaktojnë dhimbje koke.

1

Sipas një studimi të publikuar tek revista Neurology, femrat janë tre herë më të rrezikuara se meshkujt për t’u prekur  nga migrena. Kjo mund të ndodhë pasi ata kanë më shumë dhjamë se meshkujt përreth belit, që lidhet me dhimbjet kronike të kokës.

Por nuk janë vetëm obezët në rrezik, pasi edhe ata që janë nënpeshë janë 13% më shumë të rrezikuar të vuajnë nga migrena, krahasuar me njerëzit me peshë normale. Edhe në këtë rast janë molekulat e prodhuara nga indet dhjamore, që shkaktojnë sëmundje.

Shkencëtarët kanë dalë në këtë përfundim pas një analizimit të 12 studimeve të kryera tek 300 mijë njerëz.

Migrena është një nga shqetësimet më të përhapura, që shkakton paaftësi. Shumë njerëz vuajnë për vite të tëra nga dhimbje koke të shpeshta, pa e kuptuar se vuajnë nga migrena.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top