Çdo shtëpi ka ngjyrat, stilin dhe erërat e veta. Nëse doni që banesa të ketë erë të mirë jo vetëm për ju, por edhe për miqtë, është e rëndësishme të vini në jetë disa metoda natyrale që mund të jenë shumë efikase.
– Frigoriferi– Për të eliminuar erërat fusni një gotë të vogël me uthull në brendësi të tij.
– Ushqimet e skuqura – Për të eliminuar erërat që lënë këto lloj gatimesh në fillim të çdo skuqjeje, në tigan fusni pak lëng limoni, një fetë mollë dhe një fletë selinoje.
– Plehrat– Erërat e këqija nga koshi i plehrave mund të zhduken nëse në fund të tij hidhni tre lugë sodë.
– Ndryshoni ajrin– Qarkullimi i shpejtë i ajrit, pastron ambientin dhe largon erërat e pakëndshme. Me anë të një ventilatori dhe me dritaren hapur, do të shihni se sa kollaj erërat do të zhduken.
– Parfumi– Para se të ndizni dritën, kujdesuni që mbi llambë të hidhni pak nga parfumi juaj i preferuar.
– Era e bojës– Keni lyer shtëpinë së fundmi, po era ju bezdis? Atëherë vendosni në dhomë pjata të mbushura me ujë që do të thithin erën e pakëndshme.
– Mobiliet e reja– Nëse sapo keni blerë mobilie po erërat e tyre nuk ju pëlqejnë, atëherë në një enë me ujë hidhni pak uthull dhe me anë të një pecete i fshini ato.
– Mobiliet e vjetra– Nëse keni mobilie të tilla që ju bezdisin me erën e tyre, atëherë zieni pak qumësht dhe lëreni të ftohet në brendësi të tyre.
– Lagështira– Në raft ka erë lagështie? Vendosni në brendësi të tij, një tas me karafil të grirë.
– Dollapi i këpucëve– Te kjo zonë shumë kollaj mund të eliminoni erërat nëse fusni copa të vogla druri të lyera me vaj qitroje.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.