Fryrja e barkut mund të parandalohet duke ndryshuar oraret ngrënies në mbrëmje. Jeannette Hyde, nutricioniste e njohur, ka këshilluar që vakti i fundit të jetë të paktën dy orë e gjysmë para gjumit.
“Duke marr parasysh se jemi futur në stinën e verës dhe shumica prej nesh mendojmë si të kemi një trup të mirë, e vërteta është se nuk ju nevojitet një ‘dietë’ për ta shfryrë barkun, por thjesht duhet të hani me rregull”, ka thënë ajo.
Veç të tjerash, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të mos hani e flisni njëkohësisht, të hani ulur dhe ta zvogëloni sasinë e pijeve të gazuara që konsumoni.
Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme, por agjencitë shtetërore të shëndetit në Britani, rekomandojnë që gjithashtu të përtypni me gojë mbyllur në mënyrë që të mos gëlltitni ajër të tepërt sepse edhe kjo ndikon në fryrje.
Ndër tjerash, edhe një smoothie e cila përmban boronica, arra braziliane dhe xhenxhefil mund të ndikojë në shfryrjen e stomakut.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.