Në fokus

June 14, 2019 | 10:00

Mënyra më e mirë për të inkurajuar përfshirjen e babait në shtatzëni

Shtimi i disa citateve delikate në zyrat e kujdesit prenatal dhe dhomat e pritjes inkurajojnë baballarët që të jenë më të përfshirë në shtatzëni, zbulon një studim i ri nga Universiteti Rutgers.

Fotot, broshurat dhe revistat në shumicën e zyrave të obstetër-gjinekologëve kanë tendencë të përqendrohen kryesisht te nënat. Studiuesit kanë gjetur se një balancim i imazheve të përqendruara tek babai dhe nëna, mund t’i ndihmojë burrat të ndjehen të sigurt në rolin e tyre. Jo vetëm që përfitojnë baballarët, por krijon një përvojë më pozitive edhe për gratë dhe të porsalindurit.

“Studimet sugjerojnë se përfshirja e babait gjatë shtatzënisë shkakton përfitime psikologjike dhe fizike për nënat dhe fëmijët, por shpesh baballarët nuk përfshihen në atë periudhë vendimtare. Normat aktuale në shoqëri i “detyrojnë” meshkujt të ulin shpresat për t’u përfshirë dhe shumë prej tyre thonë se nuk janë të sigurt se cili duhet të jetë roli i tyre gjatë kësaj kohe, duke çuar në përfshirje shpesh të ulët”, thotë Analia Albuja, studiuese kryesore dhe psikologe sociale në Rutge.

Studiuesit krijuan dy dhoma pritjeje për kujdesin prenatal. Njëra përfshinte vetëm fotot e grave dhe foshnjave si dekor dhe informacione dhe revista që synonin gratë. Të tjerat përfshinin këto, si dhe fotografi të burrave dhe të foshnjave, dhe informacione dhe revista që synonin drejt informimit të burrave. Burrat e përfshirë në studime vizitonin një nga këto dy zyra me partneret e tyre shtatzëna.

Rezultoi se burrat që kishin vizituar zyrën më miqësore të babait kishin një shpresë të lartë të përfshirjes së tyre në kujdesin para lindjes, krahasuar me burrat që kishin vizituar zyrën tjetër. Studiuesit thonë se ky ndryshim në perceptimet e burrave për atë që mjekët besonin për rolin e babait ishte çelësi për të zhvendosur besimin e burrave dhe gatishmërinë për të mësuar rreth shtatzënisë dhe zakoneve të shëndetshme. Gratë kalojnë nëpër shumë ndryshime gjatë shtatzënisë, por nëse keni partnerin përkrah, gjithçka do të jetë edhe më e thjeshtë.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top