Këshilla & Arsye

April 6, 2018 | 10:33

Mënyra më e mirë për të pirë ujë me limon, sipas një Nutricionisteje

Shumë prej nesh e dinë se kur duhet të merrni limonin duhet ta shtoni atë në ujë. Duke pirë ujë më limon ju përmirësoni tretjen, largoni gjithë toksinat nga trupi dhe shumë përfitime të tjera shëndetësore. Për të kuptuar nëse shtimi i disa fetave limoni në ujë sjell me të vërtetë përfitime shëndetësore Autumn Bates, një mjeke e certifikuar klinike dhe trajnere personale, na sqaron:

Sa limon duhet të përdorim për të marrë rezultate?

Sipas Bates, ju merrni përfitimet e ujit me limon për aq kohë sa të përfshini tërë limonin, duke përfshirë dhe lëkurën. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Biochemistry and Nutrition tregoi se disa polifenole të gjetura në një lëkurë limoni ndihmuan në humbjen e peshës te minjtë që ndiqnin një dietë të lartë yndyre. Përveçse ju ndihmon për t’u dobësuar, fruti është i mbushur me vitaminë C. “Një limon përmban një sasi të lartë të vitaminës C që nevojitet për të prodhuar kolagjen në trupin tuaj, për të rritur sistemin tuaj imunitar dhe rigjenerimin e glutationit (antioksidantit i fuqishëm i trupit tuaj që përdoret në detoksifikimin e përditshëm)”, tha Bates.

Bates rekomandon shtimin e të paktën gjysmë limoni (të prerë në feta) në tetë deri në 10 ounces ujë.

A është më mirë të shtojmë limon në ujë të ftohtë, të ngrohtë apo të nxehtë?

Gjithmonë ujë të ngrohtë. Kjo temperaturë ndihmon nxjerrjen e vitaminës C dhe polifenoleve si nga limoni ashtu edhe nga lëvorja e tij. Sipas Bates, edhe pse vitamina C nuk është e qëndrueshme ndaj nxehtësisë, domethënë që mund të degradohet sapo të arrijë një temperaturë të caktuar, madje një temperaturë e vluar nuk është aq e nxehtë, sa për të hequr përfitimet. Sidoqoftë, uji i ngrohtë është ideal pasi është më i lehtë për t’u pirë në sasi të mëdha.

Cila është koha më e mirë për të pirë ujë me limon?

Trupi ynë është jashtëzakonisht i dehidratuar kur zgjohemi, kështu që Bates thotë se gota e parë të merret në mëngjes. “Ndërsa flemë, humbasim shumë ujë nëpërmjet frymëmarrjes“, tha ajo. “Hidratimi me një gotë me ujë limoni të ngrohtë është zgjedhja më e mirë kur zgjoheni për të ndihmuar në plotësimin e asaj që humbni gjatë natës dhe fillimin mbarë të ditës“.

Përveç shtimit të shijes në ujin tuaj (dhe ndihmës për konsumim), limoni rritë sistemin tuaj imunitar dhe formon kolagjen në trupin tuaj (i cili përmirëson lëkurën dhe shëndetin), në sajë të niveleve të larta të vitaminës C.

Kujdes: Duke pirë ujë me limon, çdo ditë, gjatë gjithë ditës, mund të rrezikoni smaltin e dhëmbëve. Bates gjithashtu tha se ata me nivele të larta hekuri në gjakun e tyre duhet të kufizojnë pirjen e tij, pasi limoni rrit aftësinë e trupit për të absorbuar hekurin.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top