Mirëqenie

October 19, 2018 | 13:23

Mënyra më e thjeshtë dhe natyrale për t’u mbrojtur nga sëmundjet

Është një strategji e thjeshtë për të ruajtur shëndetin. Studime të reja kanë treguar se lejimi i dritës së diellit në dhomë përmes dritareve eliminon bakteret që jetojnë në pluhur.

Studiuesit në Universitetin Oregon kanë gjetur se dhomat e errëta kanë baktere të gjalla dhe të afta rreth 12%, për t’u riprodhuar. Kjo krahasuar me 6.8% të baktereve të cilat i janë ekspozuar dritës natyrale dhe 6.1% të baktereve që i janë ekspozuar dritës UV e që janë të afta për t’u riprodhuar.

Udhëheqësi i studimin Ashkaan Fahimipour ka deklaruar se njerëzit shpenzojnë shumicën e kohës në hapësira të mbyllura, ku ekspozimi ndaj pjesëzave të pluhurit që bartin baktere të ndryshme, na bën të sëmuremi.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top