Mirëqenie

February 15, 2018 | 9:33

Mënyra natyrale për të qetësuar ankthin

 

Ankthi është pjesë e jetë dhe ne e ndiejmë atë kohë pas kohe. Kur ju keni  ankth, ka disa gjëra të thjeshta të cilat mund t’i bëni për qetësimin e emocioneve tuaja.

Nëse ndiheni shpesh të shqetësuar dhe asgjë nuk po ju ndihmon, bisedoni me mjekun tuaj për mënyra të tjera për ta menaxhuar.

Ushtrime

Ju nuk keni nevojë të stërviteni për Olimpiadë, një shëtitje 10 min mund të bëjë këtë efekt njësoj si një stërvitje 45 min. Si dhe mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë për disa orë, si aspirina për një dhimbje koke. Nëse ushtroheni rregullisht, të paktën 3 herë në javë,  ka më pak gjasa që të ndiheni të shqetësuar.

Madhështia e hapësirës

Edhe një bimë në dhomë ose fotografi të natyrës, mund të bëjë që të ndiheni më pak të shqetësuar, të zemëruar apo të stresuar. Por akoma më mirë është nëse shkon jashtë. Kjo gjë do t’ju ngre humorin, i cili ulë presionin e gjakut, rrahjet e zemrës, tensionin e muskujve dhe hormonet e stresit, të cilat rriten nëse jemi të shqetësuar.

Kopshtaria

Shko atje dhe bëjini duart pis. Kopshtaria e bën trurin tuaj të çlirojë substancat që rrisin gjendjen e humorit, dhe që ndihmojnë në qetësimin  e ankthit.

 

 

Sex

Kjo mund të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj kur ju jeni të shqetësuar, por seksi mund të ul përgjigjen e trupit ndaj stresit. Gjithashtu një jetë seksuale e shëndetshme, sidomos me një partner të përkushtuar  do t’ju bëjë më të lumtur si dhe do të mbajë ankthin larg.

Meditimi

Kjo është një mënyrë për të zvogëluar madhësinë e shqetësimeve tuaja deri në atë pikë që ju jeni në dijeni të tyre por që nuk të përfshijnë. Meditimi ju ndihmon të përqendroheni në frymën tuaj dhe ta mbani mendjen larg nga shqetësimet.

Yoga

Kjo është një formë e meditimit: Ju e vendosni trupin tuaj në pozita të caktuara që të forcojnë dhe shtrijnë muskujt dhe indet e tjera. Në të njëjtën kohë, ju përpiqeni të mbani frymën tuaj të qetë. Ky ushtrim ul rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut dhe ju bën më pak të shqetësuar.

Akupunktura

Kjo ju bën të relaksoheni, për aq kohë sa ju nuk shqetësoheni shumë nga ngulja e gjilpërave. Një akupunkturë vendos hala shumë të hollë në pika të veçanta të trupin tuaj. Gjithashtu ndonjëherë përdoret edhe stimulimi elektrik për të lehtësuar muskujt dhe tensionin e nervave.

Aromatherapy

Erëra të thjeshta si livando, kamomil dhe uji trëndafili mund t’ju ndihmojnë të qetësoheni. Ata vijnë nga vajra të koncentruar dhe ju mund t merrni frymë mbi to ose të lyeni lëkurën. Shkencëtarët mendojnë se këto aroma dërgojnë mesazhe kimike në pjesë të trurit që ndikojnë tek humori dhe emocionet.

Masazh

Terapeutët ushtrojnë presion, fërkojnë, shtrydhin dhe shtyjnë muskujt dhe indet e tjera të buta me duart, gishtërinjtë, parakrahët, bërrylat dhe nganjëherë edhe këmbët e tyre. Kjo ndihmon për muskujt e lënduar dhe shqetësimet e tjera, si dhe për lehtësimin e ankthit dhe stresit.

Biofeedback

Një terapist i trajnuar ju udhëzon të mendoni për gjërat që ju bëjnë të shqetësuar, ndërkohë që një kompjuter lexon valët e trurit dhe ju jep reagime. Me kalimin e kohës, kjo mund t’ju ndihmojë të kontrolloni ankthin tuaj.

 

Gjumi

Karikon trurin tuaj dhe ju rikthen gjendjen e humorit, gjithashtu nëse ju flini mjaftueshëm ka të ngjarë që të jeni më pak të shqetësuar. Për të fjetur mirë, shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë. Mbani dhomën tuaj të ftohtë, të errët dhe të qetë dhe mos shikoni televizor ose përdorni kompjuterin para shtratit.

Alkool i limituar

Ju mund të gjeni qetësi duke pirë një gotë, por shumë prej tyre mund të ndikojnë në trurin tuaj dhe t’ju bëjnë më të shqetësuar. Gjithashtu pija e rëndë mund të ndikojë në punën dhe jetën tuaj familjare, si dhe të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore, të cilat shtojnë ankthin tuaj. Rregulli më i mirë është; o më shumë se një gotë për femrat dhe dy për meshkujt.

Vendos prioritete

Kupto çfarë duhet të bërë menjëherë dhe çfarë mund të presë. Një listë e detyrave mund t’ju ndihmojë të hartoni projekte të mëdha dhe të përqendroheni në atë që duhet bërë më pas. Kërkoni ndihmë kur keni nevojë dhe lërini mënjanë  gjërat që nuk janë aq të rëndësishme.

Mbaj ditar

Kjo mund t’ju ndihmojë të kërkoni dhe të kuptoni se çfarë ju bën të shqetësuar. Ngjarjet familjare? Puna? Shkolla? Shumë kafeinë? Ndoshta kjo ndodh vetëm kur je i uritur. Kur e gjen veten duke punuar, përpiquni të mendoni dhe të shkruani atë që po bëni. Pasi ta dini se çfarë e shkakton ankthin tuaj, mund të jeni në gjendje ta menaxhoni më mirë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.webmd.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top