Marrëdhënie

November 10, 2016 | 8:29

Mënyra se si e përqafoni partneren tregon shumë për marrëdhënien

1Kur i vë duart në xhepa

Kjo tregon se ndjeheni të qetë me këtë person.

Krahët rreth belit

Tregon mbrojtje. Ju jeni të sigurt që partneri mund të ofrojë siguri dhe rehati në çdo kohë.

Duke e parë drejt e në sy

Kur ia ngul sytë në sy partnerit, kjo do të thotë që keni arritur të krijoni një lidhje të vërtetë dhe të mirëfilltë. Ju keni lidhje shpirtërore të ngushtë me këtë person.

I fërkon shpinën teksa e përqafon

Tregon siguri. Ju dëshironi që të jeni aty ku ai/ajo ka nevojë. Kujdeseni për ta. Kjo zakonisht është diçka që ju bëni me një person që jeni të gatshëm t’i tregoni problemet tuaja dhe të dëgjoni të tyret gjithashtu.

Kur vë krahun mbi shpatullat e tij

Kjo nënkupton miqësinë. Do të thotë se keni krijuar një marrëdhënie të besueshme, por vetëm në një mënyrë miqësore.

 Mbajtja distancë ndërsa përqafoheni

Ka njerëz që e bëjnë këtë. Nëse dikush mban distancë, ndërsa përqafon dikë, kjo do të thotë se ata që ka përballë janë të pakëndshëm. Kjo nënkupton pasiguri ose mospajtim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top