Lidhja mes nënës dhe vajzës është tejet e fortë dhe shërben si ‘bllok ndërtues’ për vajzën. Ndikimi i një gruaje të pavarur dhe të fortë në fëmijën e vogël zakonisht rezulton që edhe vajza të bëhet ashtu, ndërkaq hulumtime të shumta e konfirmojnë se parashikuesi më i madh i suksesit të vajzës është figura e një nëne të fortë në jetën e saj.
Bonnie Marcus, folëse ndërkombëtare, kishte anketuar mbi 600 femra profesionale për ambiciet e tyre dhe ato të cilat e kishin identifikuar veten si shumë ambicioze kishin deklaruar se nëna e tyre kishte pasur ndikimin më të madh në ambiciet e tyre.
Edhe një anketim me rreth 1000 vajza adoleshente nga “Keds and Girls Leadership” ka zbuluar se 63% e vajzave thonë se duan të bëhen si nëna e tyre. Ndryshe nga ç’mendohet zakonisht, adoleshentet më shumë preferojnë mbështetjen e prindërve – në veçanti të nënave – sesa të miqve.
Mënyra se si nëna jeton, vepron dhe flet përcakton mënyrën se si vajza e shikon veten dhe si bashkëvepron me botën. Një nënë e fortë e mëson vajzën të jetë e pavarur dhe të ketë besim se mund ta pushtojë botën.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.