Këshilla & Arsye

February 3, 2017 | 9:06

Mënyra të efektshme për të rritur nivelin e dopaminës pa përdorur ilaçe

Tashmë ju e dini se ne kemi kimikate në trurin tonë që na bëjnë të ndjehemi mirë. Një nga më të rëndësishmet është Dopamina. Nivelet e ulëta të saj mund të çojnë në efekte negative, si depresion dhe negativitet.

1

Por, mos u shqetësoni, ka mënyra natyrore për të rritur nivelet e dopaminës, kështu që ju mund të përjetojni lumturi të vazhdueshme.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik rrit nivelet e endorfinës, serotoninë dhe dopaminë, e cila jo vetëm që do të forcojë muskujt tuaj, por do t’ju ndihmojë në uljen e stresit.

Detoksifikimi

Toksinat dhe bakteret mund të ndalojnë prodhimin e dopaminës, prandaj sigurohuni që vazhdimisht të detoksifikoni trupin tuaj.

Rritja e tirosinës

Ky aminoacid është një nga më të rëndësishit për prodhimin e dopaminës. Sigurohuni që të konsumoni bajame, banane, çokollatë të zezë dhe çaj jeshil.

Muzikë

Për më shumë kënaqësi dëgjoni vazhdimisht muzikën tuaj të preferuar.

Organizimi i jetës suaj

Kur ju përfundoni një punë nivelet e dopaminës rriten. Prandaj, shkruani detyrat tuaja, madje edhe ato të vogla dhe i shënoni sapo t’i përfundoni.

Kreativiteti

Ka një gamë të aktiviteteve që mund të praktikoni, si shkrim, këndim, kërcim…

Meditim

Kjo do t’ju bëjë më të qetë dhe të relaksuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top