Këshilla & Arsye

April 23, 2019 | 11:27

Mënyrat e thjeshta për të lënë duhanin

Dëshironi të lini duhanin por nuk dini se si? Njihuni me disa mënyra të thjeshta. Duhani është shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut dhe është përgjegjës për kancerin e mushkërive. Dëmet më të mëdha mund të shkaktojë dhe në sistemin kardiovaskular dhe atë të gjakut. Duhani është faktori kryesorë për dëmtimin e ngushtimit të enëve të gjakut që në vetvete shkakton sëmundjen ishemike të zemrës, infarktin e zemrës, dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera.

Ja disa mënyra se si ta lini duhanin:

-Së pari, duhet të zgjidhni një datë për të filluar ndalimin e pirjes së duhanit.

-Së dyti, është e rëndësishme t’i tregoni njerëzve rreth jush se po lini duhanin dhe nëse është e mundur, shoqërohuni me dikë dhe vendosni të nisni procesin e lënies së duhanit së bashku.

-Se fundmi,vendosini vetes një shpërblim për këtë vendim të marrë, shpërblim i cili do të vijë nga paratë që ju do të kurseni duke u bërë një jo-duhanpirës!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top