Këshilla & Arsye

May 24, 2019 | 8:22

Mënyrat e thjeshta që ju ndihmojnë të mbroni zemrën

Ka disa mënyra sesi mund të përmirësoni shëndetin tuaj, dhe veçanërisht shëndetin e zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës tregon 7 mënyra të thjeshta për të menaxhuar shëndetin e zemrës.

  1. Mbani nën kontroll presionin e gjakut

“Është shumë e rëndësishme të monitoroni presionin e gjakut, sepse hipertensioni është një nga shkaqet më të zakonshme të sëmundjeve dhe goditjeve të zemrës”-tha Karas

Ajo shtoi se nëse presioni i gjakut tuaj është i lartë, të mos shqetësoheni sepse është lehtësisht i trajtueshëm. Ka shumë medikamente të mira të cilat ndihmojnë për të kontrolluar presionin e gjakut dhe për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

  1. Kontrolloni kolesterolin

Kolesteroli konsiston tek yndyrnat në gjak dhe me kalimin e kohës këto yndyrna bllokojnë venat dhe të shkaktojnë arteriosklerozë. Kjo gjendje çon në ngushtimin e arterieve që mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës, goditje, dhe probleme të tjera të zemrës.

  1. Reduktoni sheqerin në gjak

Diabeti është një sëmundje e cila nuk mund të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe kjo mund të shkaktojë probleme në zemër dhe sistemin kardiovaskular.

  1. Qëndroni aktivë

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, veçanërisht për njerëzit të cilët kanë sëmundje kronike. Mjaftojnë 30 minuta në ditë, për 5 ditë të javës, për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.

  1. Përmirësoni dietën tuaj ushqimore

Për zemrën duhet një dietë e shëndetshme e cila është e fokusuar tek frutat, perimet, drithërat dhe proteina të varfra. Shmangni yndyrnat, sheqerin, kripën dhe mishin e kuq.

  1. Humbisni peshë

Obeziteti është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.  Heqja e disa kilogramëve do të përmirësonte ndjeshëm shëndetin tuaj të zemrës.

  1. Ndaloni duhanin

Duhanpirja rrit rrezikun e zhvillimit të gjithçkaje, që nga kanceri, diabeti, dhe mund të jetë shumë i rrezikshëm për zemrën tuaj.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top