A dëshironi ta harroni ish-in tuaj një herë e përgjithmonë? Mjaft qatë dhe përqendrohuni në qëllimin tuaj. Ekziston një teknikë e quajtur “gërvishtje” e cila konsiston në mbushjen e hapësirave boshe dhe dëshpërimit me doza të realitetit dhe në këtë mënyrë ndërtoni një ambient të favorshëm që ju ndihmon të shëroheni nga brenda.
Këshillat që ju vijnë në ndihmë më së miri:
Mendoni para se të veproni:
Nëse jeni duke pirë alkool, nëse e keni ëndërruar dhe jeni zgjuar në ankth përpara se ta telefononi ose t’i shkruani, duhet të mendoni për qëllimin e mesazheve tuaja. Ne ju rekomandojmë që të flisni me një mik për gjërat më të rëndësishme.
Mbani veten të zënë:
Dilni me miqtë tuaj, festoni dhe bëni plane për atë që dëshironi, gjëja më e rëndësishme është që të mbani zënë mendjen tuaj.
Njihni ndjeshmërinë tuaj:
Duhet ta pranoni se jeni në një periudhë të prekshme dhe se do t’ju kushtojë largimi prej aty, pasi është një proces i natyrshëm. Prandaj, duhet të kanalizosh energjitë tuaja, që më në fund të harrosh.
Mbështetuni tek të dashurit tuaj:
Për të kapërcyer këtë fazë ju duhet të mbështeteni tek njerëz që ju duan më shumë, tregojuni për problemet tuaja ose thjesht kaloni kohë me ta.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.