Mirëqenie

January 10, 2020 | 8:18

Mënyrat më të mira dhe më efektive për t’u dobësuar pas moshës 40 vjeçare

Arsyeja kryesore pse është më e vështirë të biesh në peshë pas moshës 40 vjeç është se metabolizmi ngadalësohet çdo vit, duke e bërë më të vështirë djegien e kalorive. Gjithashtu me rritjen e moshës fillon dhe humbet dhe masë muskulare, e muskujt i djegin kaloritë më shpejt se sa dhjami.

Plus, ulja e niveleve të estrogjenit te gratë gjatë menopauzës shkakton ndjeshmëri ndaj insulinës, gjë që e bën më të vështirë për trupin kontrollimin e sasisë së sheqerit në gjak. E nëse nivelet e sheqerit në gjak rriten e ulen shpesh, kjo mund t’ju shkaktojë neps për ushqime të pashëndetshme.

Disa nga mënyrat më të mira për të rënë në peshë sipas specialistëve janë:

Krijo një listë të arsyeve se pse dëshiron të humbasësh peshë

Ata që janë më të suksesshëm në rënien e peshës pas të 40 – ve, janë ata që i kanë të qarta arsyet se pse e duan këtë. Ndoshta kërkon që të dukesh më mirë, apo të jesh më i shëndetshëm, arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet.

Krijoni një balancë në ushqimin tuaj

Vlerësimi i dietës tuaj ushqimore është një mënyrë e mirë për të filluar. Limitimi i karbohidrateve të përpunuara dhe ushqimeve të procesuara, shtimi i më shumë proteinave, perimeve dhe frutave në dietën tuaj, ju ndihmon me qëllimin që i keni vënë vetes.

Trego kujdes me madhësinë e porcioneve

Nuk ka rëndësi nëse gjithçka që hani është fileto pule, oriz kaf dhe brokoli. Nëse nuk zvogëloni sasinë e porcioneve, nuk do të humbisni peshë. Personat që marrin zakonisht 2000 kalori në ditë duhet ta ulin sasinë e tyre në 1500 – 1600 kalori në ditë.

Merrni më pak kalori, më shpesh

Ngrënia e ushqimeve që kanë më pak kalori por volum më të madh si frutat dhe perimet do ju ndihmojë të ndiheni më të mbushur pa e tepruar me kaloritë. Hani shpesh dhe nga pak.

Lërini ëmbëlsirat vetëm për një rast të veçantë

Me qëllimin që i keni vënë vetës nuk mund të hani më ëmbëlsira si më parë. Në vend të kësaj mund t’i ruani ëmbëlsirat tuaja të preferuara për një rast vërtetë të veçantë, e që nuk ndodh shumë shpesh.

Kujdes me konsumimin e alkoolit

Edhe alkoolin, ashtu si ëmbëlsirat lëreni vetëm për raste shumë të veçanta dhe mundohuni që dhe atëherë të jenë pije alkoolike me pak kalori. Mund pini maksimumi 2 deri në 4 gota verë në javë.

Bëni ushtrime për muskujt

Përveç një diete ushqimore, çfarë mund t’ju ndihmojë më rënien në peshë është edhe aktiviteti i rregullt fizik. Përveç ushtrimeve për muskujt mundohuni të jeni sa më shumë në lëvizje dhe të bëni edhe ushtrime të tjera fizike.

Shmangni ushqimet që ju bëjnë ta teproni me ngrënien

Nëse ngrënia e një cope të vogël çokollate ju shkakton të hani një çokollatë të tërë, atëherë më mirë ta shmangni komplet atë. Duhet t’ia mbushni vetes tuaj mendjen se këto ushqime nuk janë aq të rëndësishme sa qëllimi që i keni vënë vetes.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top