Mirëqenie

October 1, 2019 | 10:27

Mënyrat më të mira për t’i thënë lamtumirë reumatizmës

Të jetosh me reumatizëm dhe sëmundje reumatike sjell shpesh kufizimin e lëvizjeve dhe çon në një mënyrë jetese që kërkon pushim absolut. Por së fundmi nga Kongresi Evropian i Reumatologjisë vijnë provat se aktiviteti fizik mund të ndihmojë për të luftuar problemet që lidhen me reumatizmin. Megjithatë jini të durueshëm , të motivuar, vendosni synime dhe jini të gatshëm për të ndryshuar stilin e jetës tuaj.

Cilësia e përmirësuar e jetës

Duhet të përfitojnë nga një aktivitet fizik i saktë të gjithë pacientët të cilët, deri më tani, janë detyruar të pushojnë për shkak të kufizimit nga problemet që lidhen me patologjitë e ndryshme reumatike. Për shembull, në rastin e artritit reumatoid ose osteoartritit të legenitose gjurit, aktiviteti i duhur fizik ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes, inflamacionit dhe rrezikut për t’u shtruar në spital ose për të përjetuar probleme kardiovaskulare. Për më tepër, aktiviteti sportiv u lejon pacientëve me reumatizëm të lehtësojnë ndjenjën e lodhjes në aktivitetet e përditshme, të parandalojnë depresionin dhe të kenë përfitime në lidhje me gjendjen e përgjithshme të shëndetit fizik. Të gjitha këto për një përmirësim të prekshëm dhe të qëndrueshëm të cilësisë së jetës.

Motivohuni për të arritur qëllimin

Sekreti i parë për të luftuar problemet që lidhen me reumatizmin përmes aktivitetit fizik është motivimi. Siç theksohet nga Keegan Knittle, psikolog në Universitetin e Helsinky, është e rëndësishme që ushtrimi fizik të bëhet rregullisht. Për ta bërë këtë, duhet të mbahet gjallë motivimi i pacientit, edhe kur rezultatet janë të ngadalta për t’u arritur. Sidoqoftë, hapi themelor duhet të vijë nga vetë pacienti i cili, përmes teknikave të vetë-motivimit, duhet të gjejë stimujt që mund t’i përshtaten  atij. Duhet krijuar një rutinë e lidhur me ushtrimin fizik duke ngritur objektiva, të arrihen rezultate dhe të monitorohen këto arritje.

Të mos ndalohet asnjëherë, por të vazhdohet hap pas hapi.

Sapo të arrihet një stabilitet i caktuar në rutinën sportive, pyetjet që pacientët shpesh shtrojnë janë të lidhura me sasinë dhe intensitetin që duhet të mbajnë për të arritur qëllimet e tyre. Një përgjigje ekzakte nuk ekziston. Siç shpjegon George Metsios, mjeku sportiv i Universitetit të Wolverhampton, është e nevojshme të vazhdohet hap pas hapi, pa e nënvlerësuar veten dhe gjithmonë duke mbajtur parasysh qëllimet. Gjëja e rëndësishme është të shmangni incidentet  për shkak të mbingarkesës apo ushtrimeve pa ndalesa. Një ndihmë duhet të vijë edhe nga mjekët, të cilët duhet të rrëzojnë barrierat mendore të pacientëve me reumatizëm për t’i shtyrë ata të bëjnë aktivitete fizike në mënyrën më korrekte, konstante dhe të përshtatshme për patologjitë e tyre. Kjo është e vërtetë si për të moshuarit ashtu edhe për të rinjtë, pasi sporti është i mirë për çdo moshë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top