Këshilla & Arsye

November 1, 2019 | 8:40

Mënyrat më të mira se si të jeni të lumtur

Pse duket kaq e komplikuar të jesh i/e lumtur? Që të gjithë ia kemi bërë vetes këtë pyetje. Ndoshta ndodh sepse zona e famshme e komfortit tanimë nuk është e mjaftueshme për ty. Ose ndoshta, ke ndjenjën se njeriu duhet të gjejë ndonjë mënyrë më të mirë që do e bëjë të ndihet më mirë në jetë. Në fakt, kjo, është më së e vërtetë.

  • Zgjidh të jesh i/e lumtur dhe pastaj mendo si të bëhesh

Bonnie Ware, ka punuar në kujdesin për personat që i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë. Në këtë proces që ajo ka qëndruar me ta ka arritur në përfundimin se të gjithë janë penduar dhe kanë dhënë mendime të tilla si: “Do doja të kisha guximin që të jetoja jetën time për vete, jo për atë se çfarë kanë pritur të tjerët nga unë”. Jeta që ne e kemi është vetëm një dhe është shumë e shkurtër. Në mënyrë naive ne besojmë se lumturia do të zbresë nga qielli dhe do të vendoset papritmas në jetën tonë, si në formën e parave mundësive dhe personave që mund të vinë në jetën të tonë.

Në fakt, lumturia është një udhëtim shumë më i gjatë dhe më i thellë se ky. Është një vendim i përditshëm që të jesh i lumtur dhe si çdo zakon tjetër, kërkon një kompromis konstant. Një studim i realizuar nga June Gruber, sugjeron se ata që e kërkojnë në mënyrë konstante lumturinë dhe si të jenë të lumtur, mund t’i krijojnë ankth vetes. Në realitet lumturia nuk është një produkt që ti bënë një gjë dhe duhet të ndihesh i/e lumtur, por është ndryshim i stilit të jetës dhe nuk mund të arrihet si me magji.

Mund të fillosh duke bërë disa ndryshime të thjeshta si:

  • Fal të tjerët
  • Lërini të shkojnë gjërat që ju bëjnë keq
  • Merri gjërat me qetësi (nuk mund të i kontrollosh të gjitha)
  • Jepi prioritet paqes
  • Përmblidh vlerat e tua
  • Buzëqesh më shumë
  • Thuaj faleminderit të tjerëve
  • Mos i bëj presion vetes
  • Ha ngadalë dhe shijo çdo ushqim

  • Suksesi nuk të bën të ndihesh e lumtur

Kjo ndikon tek të gjithë, sepse është ende ky mentalitet i instaluar në shoqërinë tonë. Presioni kulturor dhe social në këtë aspekt, na ka drejtuar drejt mendimit se një rol, një pozicion në një firmë, një çek i madh i të hollave në fund të muajit, apo një projekt pune që po shkon për se mbari, janë këto që na japin lumturinë.

Por: çfarë do të ishim ne sikur të gjitha këto zhduken për një ditë ? Në realitet janë gjëra të mira edhe çeku, pozita, edhe projekti që shkon mirë, ajo që është e gabuar në gjithë këtë është ta kushtëzojmë jetën dhe “lumturinë” tonë vetëm në këto gjëra.

  • Rrethohu me njerëz të lumtur

Lumturia është si një sëmundje e bukur ose një virus që përhapet përreth nesh. Të jesh e rrish me njerëz pozitiv na jep ndjenjën e të qenit mirë si dhe transmeton një energji speciale e cila lejon që dita jote të jetë më e mirë. Një studim i BMJ përfshin lumturinë që njerëzit varen në një masë të madhe nga personat me të cilët rrinë. Për këtë arsye është më se e nevojshme të dish të zgjedhësh se kush do që të rrijë afër, pasi influenca si pozitive, si negative është e madhe. A nuk ju duket e lodhshme që të qëndrosh me njerëz që vetëm ankohen. Këta persona, fatkeqësisht, nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse na kthejnë mbrapa në jetën tonë, duke mos na dhënë asnjëherë asgjë pozitive.

  • Jeto në të tashmen

Një studim i publikuar në Sciencemag, thotë që personat kalojnë 47% të kohës së tyre duke menduar rreth së ardhmes. Kjo gjë të lë të kuptosh se është një mungesë e së tashmes, e vendimeve që ne marrim, si dhe e momenteve që duhen kujtuar. Krejt rastësisht, një ditë themi se si erdhi kaq shpejt krishtlindja apo viti i ri? Ose si është e mundur që gjitha këto gjëra kanë ndodhur këtë vit? E kaluara nuk është më, nuk mund të llogaritësh të djeshmen, e aq më pak të ardhmen. Ajo se çfarë kemi është e tashmja dhe në të cilën duhet të mësohemi të jetojmë.

  • Bëj ndonjë aktivitet fizik çdo ditë

Nëse ke qenë i/e lodhur, do të kesh më shumë energji, nëse ke qenë i brengosur do të jesh më pak i tensionuar, nëse nuk të pëlqen trupi yt, do të pëlqej më shumë. Një studim i Universitetit të Arizonës thotë se të bësh ushtrime fizike do të bëjë më mirë se meditimi, ose terapia me muzikë. Kjo ju ndihmon për ankthin si dhe për shumë probleme të tjera me të cilat përballemi çdo ditë.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top