Këshilla & Arsye

July 8, 2019 | 13:48

Mënyrat më të thjeshta dhe mjaft efektive për të larguar marramendjen

Sipas ekspertëve, marramendja, që është dukuria kur na duket sikur gjithçka rrotullohet rreth nesh, është një simptomë që shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje direkte me pjesën e veshit të brendshëm që është përgjegjës për sistemin e balancimit.

Nëse përveç marramendjes keni edhe shqetësime nervore të tipit nervozizëm, shqetësime të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj. Që të ndiheni më mirë, bëni rregullisht ushtrime fizike dhe mos konsumoni alkool, duhan ose produkte me përqindje të lartë kafeine.

Nëse mendoni se jeni duke përjetuar marrje mendsh të shkaktuar nga stresi, merrni fryme më ngadalë dhe qetësisht dhe fokusohuni në një pikë të caktuar. Pini ujë.  Një marrje mendsh e lehtë e shkaktuar nga dehidratimi, shumëfishohet nëse jeni në ankth. Tensioni i ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt në këmbë. Nëse e dini që kjo gjë ju ndodh shpesh për shkak të tensionit të ulët, përpiquni që të ngriheni gjithmonë jo me shumë shpejtësi.

Një kontroll i tensionit nuk do ishte një ide e keqe. Marramendja ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm nuk punojnë më në harmoni me njëri-tjetrin. Mënyra më e mirë është të jeni shumë aktivë, disa mësime tai chi do të ishin zgjidhja më e mirë. Nëse keni probleme të shumta, është mirë të përdorni edhe mjekime që mund t’ua këshillojë mjeku juaj.

Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë e mungesës së hekurit në gjak. Marrja e mendve shkaktohet sepse nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të kuqe në gjak . Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru. Nëse mendoni se ky është problemi që po ju shkakton marrjen e mendve, është mirë të siguroheni duke bërë një test gjaku. Nëse jeni anemik, duhet të merrni ilaçe që kanë përqindje të lartë hekuri. Një dietë e pasur me ushqime me hekur, si mish qengji, lope, perime jeshile dhe fruta të thata, do të ishte një zgjidhje shumë e mirë.

Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit. E vetmja rrugëzgjidhje në këtë rast është një vizitë tek mjeku dhe marrja e ilaçeve përkatëse në varësi të infeksionit.

Si ta menaxhoni situatën?

Është e vështirë të vazhdosh aktivitetet e ditës kur bota rreth jush është gjatë gjithë kohës duke u rrotulluar. Nëse ju arrini të rregulloni këtë problem atëherë do të mund t’i riktheni stabilitetin trurit tuaj. Më poshtë po sjellim 8 mënyra efektive që do ju ndihmojnë të largoni marramendjen brenda 5 minutave. Si fillim zbuloni se cili vesh po shkakton marramendjen. Shtrihuni në shtrat në një pozicion ku koka juaj të varet pak dhe lëvizeni anash. Nëse ju merren mendtë kur ktheni kokën në të djathtë atëherë ky problem vjen nga veshi i djathtë.

  1. Manovra semont

Uluni anash shtratit dhe lëvizeni kokën 45 gradë në drejtimin e veshit të shëndetshëm, më pas kthejeni kokën nga ana tjetër dhe shtrihuni në anën e veshit që ju shkakton marramendjen. Qëndroni në këtë pozicion për disa minuta. Më pas kthehuni në pozicionin fillestar.

  1. Qëndrimi në gjunjë

Uluni në gjunjë dhe mbajeni kokën lart duke parë tavanin. Më pas uleni kokën drejt tokës dhe kthejeni për nga ana e veshit që shkakton marramendjen. Qëndroni në këtë pozicion deri sa marramendja të pushojë.

  1. Uluni në një tavolinë ku këmbët të varen

Më pas shtrihuni nga ana e veshit të shëndetshëm, duke mbështetur kokën në tavolinë dhe prisni deri sa marramendja të pushojë.

  1. Qëndrimi në krevat

Uluni në shtrat dhe vendosni një jastëk në mënyrë të tillë që kur të shtriheni jastëku të jetë në shpinën tuaj. Më pas kthejeni kokën nga veshi i dëmtuar me rreth 45 gradë dhe shtrihuni menjëherë. Qëndroni për rreth 30 sekonda. Më pas ktheni kokën nga ana tjetër dhe prisni 30 sekonda të tjera, në fund kthejeni dhe trupin tuaj në atë pozicion.

  1. Uluni anash shtratit

Shtrihuni në anën tuaj të djathtë ku hunda juaj të jetë në pozicion 45 gradë. Qëndroni për 30 sekonda dhe rikthehuni në pozicionin fillestar.

  1. Ushtroni presion në kyçin tuaj të dorës.

Stimulojeni këtë pjesë të kyçit për 5 sekonda dhe do ju largojë marramendjen.

  1. Presion mbi gishtat

Ushtroni presion midis gishtit të vogël dhe të parafundit të këmbës. Masazhojeni këtë pikë në të dyja këmbët.

  1. Fokusohuni me sy në një pikë

Shikoni drejt një pike dhe fokusohuni aty. Duke mbajtur shikimin lëvizni kokën anash dhe gradualisht rrisni shpejtësinë e lëvizjes së kokës. Ushtrojeni këtë pozicion për 1 minutë.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top