Mirëqenie

February 5, 2020 | 10:21

Mënyrat natyrale që ju ndihmojnë të furnizoni trupin me kalcium

Kalciumi është një nga mineralet më të nevojshme dhe ngrënia e një sërë ushqimesh mund t’ju ndihmojë që të merrni mjaftueshëm. Nervat, muskujt dhe hormonet varen nga kalciumi në mënyrë që të funksionojnë ashtu siç duhet, por pothuajse i gjithë kalciumi i trupit ruhet në kocka.

Edhe pse mungesa e kalciumit nuk është shumë e zakonshme për shumicën e të rriturve, sasia që marrim ka tendencë të bjerë kur risku për zhvillimin e osteoporozës rritet. Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës kockat dobësohen, duke rritur kështu riskun për rrëzime, fraktura dhe thyerje.

Është e vërtetë që qumështi i lopës është një nga burimet më të koncentruara të kalciumit, me rreth 300 mg për një gotë. Plus, përmban vitaminë D, që e ndihmon trupin të përthithë kalciumin. Megjithatë, ka dhe shumë burime të mira të kalciumit si:

Lakra jeshile

Lakra jeshile është një nga burimet më të mira të kalciumit, dhe trupi e përthith kalciumin e saj më lehtë se atë të qumështit.

Kos

Prodhimet e bulmetit janë burime shumë të mira të kalciumit. Një filxhan kos përmban 448 mg kalcium.

Brokoli

Brokoli është një bimë tjetër jeshile që mund ta shtoni në listën tuaj, vetëm një filxhan brokoli përmban 43 mg kalcium. Nëse e gatuani, një filxhan brokoli tani përmban dyfishin e kalciumit.

Djathi

Djathi është një tjetër produkt bulmeti që ofron kalcium, por kjo varet dhe nga lloji i djathit.

Farat

Shumë fara janë të mbushura me lëndë ushqimore, duke përfshirë dhe kalciumin. Për shembull 2 lugë fara susami përmbajnë 280 mg kalcium.

Bajame

Një grusht bajame përmban 100 mg kalcium.

Fiq të tharë

Fiqtë shquhen zakonisht për ëmbëlsinë e tyre, por dhe përmbajtja  e kalciumit nuk mund të mos vihet re. Rreth katër fiq kanë 50 – 60 mg kalcium.

Lëng portokalli

Një gotë lëng portokalli përmban rreth 350 mg kalcium, bashkë me vitaminën D, vitaminën C, vitaminën A dhe  kaliumin.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top