Këshilla & Arsye

October 13, 2018 | 10:15

Mënyrat që prindërit mund të përdorin, për të ndihmuar fëmijët në mësime

“Duhet të nisim detyrat… Besoj se pushove mjaftueshëm. Çfarë keni për nesër”. Janë këto disa nga shprehjet me të cilat shpesh prindërit u drejtohen fëmijëve të tyre. Më poshtë po ju sjellim 10 mënyra të dobishme, që prindërit mund t’i përdorin për të ndihmuar fëmijët të kapërcejnë vështirësitë në mësim.

– Tregoni interes për atë që është duke mësuar fëmija juaj.

– Mbani qëndrim pozitiv ndaj aftësive të fëmijës, besoni në suksesin dhe përpjekjet e tij.

– Krijoni një vend në shtëpi që shërben vetëm për të mësuar.

– Gjatë kohës kur mëson fëmija, zvogëloni sasinë e zhurmës, fikeni televizorin, mos lejoni ta pengojë muzika me zë të lartë, cingërima e telefonit. Mos lejoni anëtarët e tjerë të familjes, fqinjët apo miqtë të hyjnë në dhomën ku është duke mësuar fëmija.

– Ndihmojeni fëmijën që në mënyrë adekuate ta organizojë kohën për mësim – detyrat më të vështira le t’i bëjë në fillim dhe më të vështirat t’i lërë për në fund.

– Nëse vëreni që fëmija ka probleme në një lëndë ndihmojeni ta dallojë TË RËNDËSISHMEN në tekst, nxiteni të nxjerrë shënime pranë tekstit, me ngjyra të ndryshme le t’i theksojë pjesët e rëndësishme në tekst.

– Ndihmojeni fëmijën të nxjerrë pyetje mbi atë që po mëson, në çdo pyetje le të shkruajë përgjigje të qartë dhe të saktë. Nëse fëmija pranon, mund ta pyesni apo ta testoni me ndihmën e atyre pyetjeve.

– Tregojini ku mund të gjejë më shumë informacione – interneti, biblioteka e forma të ngjashme mund ta ndihmojnë fëmijën të lidhë të gjitha pjesët e lëndës në një të tërë dhe të lidhë informacionet që duken të palidhshme.

– Inkurajojeni fëmijën të pushojë pas kryerjes së një detyre, le të shpërblehet kur bën një pjesë të detyrave – për shembull me një çokollatë të vogël apo me një frut. Kini kujdes që pushimi të mos jetë më gjatë se 10-15 minuta që fëmija të mundet të përqendrohet përsëri më lehtë.

– Nëse vëreni që fëmija juaj ka vështirësi në përqendrim, pamundësi për të mbajtur mend apo në procesin e mësimit apo lexon/shkruan me vështirësi, obligimi juaj prindëror është të gjeni një ekspert dhe t’i drejtoheni për ndihmë.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top