Me uljen e temperaturave gjatë stinës së dimrit, fillojnë të shtohen problemet shëndetësore të lidhura me motin. I ftohti sjell një sërë risqesh, sidomos në moshat e treta. Sistemi juaj imunitar, lëkura, ekuilibri dhe zemra mund të jenë të rrezikuara.
Ja disa nga mënyrat që i ftohti mund të ndikojë tek ju dhe çfarë duhet të bëni:
- Sistemi imunitar
Gjatë muajve të dimrit, njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda dhe në kontakt të afërt me njëri – tjetrin, si në dyqane, qendra tregtare dhe restorante. Kjo bën që gripi, kolla dhe viruse të tjera të përhapen më kollaj.
Çfarë mund të bëni: Vaksinohuni kundër gripit, lajini duart shpesh me sapun apo dizinfektues duarsh dhe kollituni apo teshtini në brendësi të bërrylit tuaj dhe jo në dorë.
- Zemra
Moti i ftohtë vepron si tkurrës, duke tkurrur enët e gjakut. Kjo gjë rrit riskun për atake kardiake.
Çfarë mund të bëni: Vishuni trashë kur të dilni, me kapuç, doreza dhe një xhup të ngrohtë. Mos bëni veprime që mund të lodhin zemrën tuaj, si pastrimi i dëborës.
- Ekuilibri
Akulli mund t’i bëjë rrugët të rrëshqitshme, duke ju vënë në risk për rrëzime dhe fraktura.
Çfarë mund të bëni: Shmangni sa të mundeni sipërfaqet e rrëshqitshme. Vishni këpucë që nuk rrëshqasin.
- Lëkura
Ajri i thatë i dimrit largon lagështinë nga lëkura juaj.
Çfarë mund të bëni: Përdorni zbutës me bazë vajore që të shmanget avullimi. Lahuni me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë.
- Temperatura e trupit
Moshat më të mëdha janë në risk për hipoterminë, ku temperatura e trupit bie shumë.
Çfarë mund të bëni: Vishuni trashë nëse dilni jashtë dhe tregohuni i vëmendshëm ndaj shenjave që ju tregojnë se trupi mund të mos jetë duke e përballuar mirë të ftohtin, si mpirje në qafë, duar e këmbë.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.