Mirëqenie

November 15, 2019 | 9:10

Mënyrat se si muzika e ndihmon trurin tuaj të qëndrojë i ri

Nëse doni të mbani trupin tuaj në formë, shkoni në palestër. Ndërsa nëse doni të ushtroni trurin tuaj, dëgjoni muzikë. Shumë pak gjëra e stimulojnë trurin ashtu si muzika. Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës mund të reduktojë ankthin dhe dhimbjen dhe të përmirësojë tensionin e gjakut, kualitetin e gjumit, humorin, shkathtësinë mendore dhe memorjen.

Lidhja tru – muzikë

Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se si truri ynë mund të dëgjojë dhe luajë muzikë. Një sistem stereo përcjell vibrime që udhëtojnë nëpërmjet ajrit dhe në një farë mënyre futen në kanalin e veshit. Këto vibrime prekin daullen e veshit dhe transmetohen në një sinjal elektrik që udhëton nëpërmjet nervit të dëgjimit për në tru, ku kthehet në diçka që ne e perceptojmë si muzikë.

  • Nxitje të përditshme të trurit nga muzika

Fuqia e muzikës nuk limitohet vetëm në studime interesante. Provoni këto metoda për të sjellë më shumë muzikë dhe përfitime të trurit në jetën tuaj:

  • Ndihmoni kreativitetin tuaj

Ekspertët sugjerojnë të dëgjoni edhe muzikën që dëgjojnë fëmijët dhe nipërit tuaj. Shpesh ne dëgjojmë vazhdimisht të njëjtat këngë dhe zhanër muzike që dëgjonim gjatë adoleshencës dhe në të 20 – at dhe kryesisht shmangim dëgjimin e çdo gjëje jashtë asaj periudhe. Muzika e re sfidon trurin tonë në një mënyrë që ajo e vjetra nuk e bën. Mund të mos jetë shumë e pëlqyeshme në fillim por ai jo-familjaritet detyron trurin të përpiqet për të kuptuar tingujt e ri.

  • Kujtoni diçka nga shumë kohë më parë

Këngë të ndryshme ju sjellin kujtimeve të ngjarjeve që mund të kenë ndodhur kur ju keni qenë duke e dëgjuar atë në të shkuarën.

  • Dëgjoni trupin tuaj

Kushtojini vëmendje se si ju reagoni ndaj formave të ndryshme të muzikës dhe zgjidhni atë që është më e përshtatshme për ju. Çfarë ndihmon një njeri që të përqendrohet mund të jetë shpërqendruese për dikë tjetër dhe çfarë e ndihmon dikë që të çlodhet mund të sjellë lodhje për dikë tjetër.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top