Mirëqenie

July 19, 2017 | 9:08

Meridiani i trupit

untitled

Meridiani i kohës portretizon ciklin 24 orësh të të gjitha funksioneve të plota të trupit, si dhe lidhjen e funksioneve trupore me dietën ushqimore. Ekzistojnë 12 meridianë dhe secili prej tyre ka një interval prej 2 orësh. Çdonjëri nga meridianët ka rrymë dyfishe, sjellës dhe dërgues. Akupunktura kineze e vlerëson mjaft meridianin e kohës. Meridiani tregon ritmin dhe rregullin e sistemit bioenergjetik derisa këto cikle ndodhin automatikisht gjithçka ndodh automatikisht.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

05:00 deri në 07:00 – Zorra e trashë

Pirja e ujit ka si qëllim zbrazjen e zorrës së trashë në mënyrë që t’i lërë vend ushqimit që do të merret në vaktet e tjera. Gjithashtu, dalin dhe helmet e krijuara gjatë natës.

07:00 deri në 09:00 – Stomaku

Në këtë interval kohor, energjia e stomakut është në maksimum. Për këtë arsye, rekomandohet të merrni vaktin më të mirë për t’i ardhur në ndihmë tretjes dhe asimilimit.

09:00 deri në 11:00 – Pankreasi

Stomaku e kalon në këtë interval kohor ushqimin më tutje. Fermentet nga pankreasi vazhdojnë procesin e tretjes. Tashmë është përfituar energjia nga karbohidratet.

11:00 deri në 13:00 – Zemra

Materialet e përftuara nga ushqimet futen në rrjedhën e gjakut. Zemra pompon ushqimet nëpërmjet sistemit vaskular dhe merr kërkesat e tij për lipide.

13:00 deri në 15:00 – Zorra e hollë

Ushqimet që kërkojnë një tretje më të zgjatur në këtë interval kohor plotësojnë thithjen dhe tretjen.

15:00 deri në 17:00 – Fshikëza e urinës

Mbeturinat metabolike nga ushqimi i marrë në mëngjes nxirren duke bërë vend për filtrimin e ardhshëm të veshkave.

17:00 deri në 19:00 – Veshkat

Filtrojnë gjak dhe vendosin çfarë do të mbajnë dhe çfarë do të nxjerrin, duke ruajtur një balancë të përshtatshme kimike në gjak bazuar në ushqimet e marra gjatë ditës. Gjaku shpërndan lëndët ushqimore të përdorshme në të gjitha indet e trupit.

19:00 deri në 21:00 – Qarkullimi

Lëndët ushqimore shpërndahen në kapilarë dhe në enët limfatike.

21:00 deri në 23:00 – Nxehtësia trefishe

Sistemi endokrin rregullon homeostazën e trupit bazuar në pasurimin me elektrolite dhe fermente.

23:00 deri në 01:00 – Fshikëza e tëmthit

Në këtë interval kohor fillon pastrimi i të gjitha indeve, procedohet kolesteroli, përmirësohet funksioni i trurit.

01:00 deri në 03:00 – Mëlçia

Në këtë interval kohor kemi pastrimin e gjakut, si dhe procedimin e mbeturinave.

03:00 deri në 05:00 – Mushkëritë

Oksigjenimi, frymëmarrja, si dhe nxjerrja e gazrave të panevojshme përjashta.

 

Këshilla

Meridiani i kohës portretizon ciklin 24 orësh të të gjitha funksioneve të plota të trupit, si dhe lidhjen e funksioneve trupore me dietën ushqimore. Ekzistojnë 12 meridianë dhe secili prej tyre ka një interval prej 2 orësh. Çdonjëri nga meridianët ka rrymë dyfishe, sjellës dhe dërgues. Akupunktura kineze e vlerëson mjaft meridianin e kohës. Meridiani tregon ritmin dhe rregullin e sistemit bioenergjetik derisa këto cikle ndodhin automatikisht gjithçka ndodh automatikisht.

• Një ushqim i ngrënë në intervalin kohor 06:00 – 08:00 mund të ngacmojë pikat acide që sapo bien në fundin e stomakut. Aminoacidet tretëse janë të gatshme për veprimtari metabolike 8 orë më vonë dhe stabilizojnë lëkundjen pik alkaline rreth orës 15:30 – 16:00. Kur ndodh kjo, trupi e ka
më të lehtë të mirëmbajë pH normal pa u stresuar për një tepricë lëkundjeje. Proteinat e ngrëna në ora 20:00 ndërhyjnë me ciklin alkalin të gjumit që është çlodhës dhe regjenerues dhe në pikun që ka rreth orës 03:00 apo në orën 11:00. Ato mund të interferojnë në ciklin e pastrimit të mëlçisë.

• Proteinat e ngrëna pas orës 14:00-15:00 shkaktojnë probleme. Ato nuk treten siç duhet ose nuk metabolizohen plotësisht gjatë gjumit dhe, në këtë mënyrë, japin një kontribut në një ngarkesë toksike të limfës dhe gjakut. Sistemi limfatik fle kur ne jemi në gjumë. Ai është një depo proteinash
që transporton aminoacide dhe vepron si sistem nxjerrës mbeturinash.

• Proteinat e ngrëna në orët e vona të ditës mund të qëndrojnë në sistemin e fjetur limfatik duke shkaktuar kongjestion sepse nuk janë metabolizuar mirë. Kjo është më se e vërtetë për njerëzit që konsumojnë në darkë mish ose proteina të rënda vegjetale si arra, lajthi, fara të ndryshme, fara
soje. Si mishngrënësit ashtu dhe vegjetarianët mund të përfundojnë në kongjestion limfatik nëse do të konsumojnë proteina në orët e vona të natës. Proteinat vështirësojnë gjumin, nuk janë të afta
të ndërtojnë inde dhe kështu kthehen në toksina.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top