Risi

August 5, 2019 | 11:15

Merita Dertli: Gjimnazi “Dertliu”, histori suksesi 20-vjeçare

Zilja e fundit e shkollës ka rënë! Mbyllet edhe këtë vit cikli akademik, për t’i lënë vend pushimeve të shumëmerituara për nxënësit, të cilët janë përkushtuar gjatë një viti në procesin mësimor. Por për maturantët nuk është edhe kaq e thjeshtë, duket se një sfidë i është hapur në horizontin e jetës, pasi me zgjedhjen e tyre, falë rezultateve që kanë arritur, u përcaktohet edhe fati i jetës.

Merita Dertli, drejtoreshë e shkollës “Dertliu”, Fier dhe Tiranë

Në rezultatet e Maturës Shtetërore, nuk mund të qëndronim indiferent ndaj arritjeve të një shkolle në qytetin e Fierit, “Shkollës Dertliu”. Krahasuar me nivelin kombëtar të rezultateve, kjo shkollë ia doli sërish të spikasë për arritjet me nota mjaft të larta, çka dëshmon edhe një herë që tradita 20-vjeçare, stafi i kualifikuar akademik, puna e fortë dhe sistematike, janë vulë suksesi e garantuar.

Ndër vite kjo shkollë na ka bërë të kthejmë sytë drejt suksesit që nxënësit ekselentë, dikur pjesë e këtij sistemi, sot pjesë e elitës ndërkombëtare, punojnë në tregun ndërkombëtar, në kompanitë më prestigjioze dhe në rangje të larta drejtuese. (PayPal, Ambasada; SAP Innovation Center Network-Blockchain technology, Berlin; Paypal Philadephia; Ambasada Shqiptare në Tokio). Vendet e para të olimpiadave mbajnë vulën e po kësaj shkolle, janë nxënësit Dertli, që kryesojnë listat e olimpiadave, në rang kombëtar e ndërkombëtar. Por jo vetëm kaq.

Nëse shikon në rrjetet sociale të kësaj shkolle, nuk mund të rrish dot indiferent për aktivitetet sociale dhe kontributin që kjo shkollë jep në komunitet. Do të shikoni që nxënësit e “Shkollës Dertliu” njehsohen me fëmijët me nevoja të veçanta, u dhurojnë atyre kohë e vëmendje, të cilët edukohen fillimisht të jenë qytetarë të denjë të shoqërisë, pastaj nxënës. Do i gjesh në kohën e lirë teksa vizitojnë një azil, dhurojnë ndihma për familje në nevojë, mbjellin pemë në qytet, janë gjithmonë pjesë e festave me tematikë, e fundit ishte “Festa e Grurit”.

Në vitin e ri akademik, “Shkollës Dertliu” hap dyert e dijes edhe në Tiranë, duke iu përgjigjur kërkesave të shumta të prindërve dhe nxënësve për një sistem akademik elitar, i aftë për të përgatitur kontigjentë ekselentë në nivele kombëtare. Në një intervistë me drejtoreshën e “Shkollës Dertliu”, Znj. Merita Dertli, do të njihemi më nga afër me këtë histori suksesi.

2

U mbyll dhe një tjetër vit akademik për gjimnazin “Dertliu”, me përvojë 20-vjeçare në Fier. Si konkludoi ky proces dhe sa krenarë ju kanë bërë maturanatët e diplomuar?

Procesi i përfundimit të vitit të 20-të konkludoi plotësisht i suksesshëm. Matura përfundoi vitin akademik dhe rezultate të Maturës Shtetërore me notën mesatare 9,1. Ne jemi krenarë pasi puna trevjeçare i dha frutet e veta, ashtu si ne stafi pedagogjik dhe prindërit jemi jo vetëm krenarë, por të bindur që studimet universitare brenda dhe jashtë vendit do të jenë përsëri me rezultatet e fituara në gjimnaz. Ky është objektiv i shkollës sonë.

Cilat ishin rezultatet më të larta të fituara? Po lëndët me më shumë arritje?

Rezultatet ishin të qëndrueshme, që do të thotë se nota mesatare e arritur në lëndët e provimeve u ruajt dhe u arrit edhe më lart në krahasim me ato vjetore. Theksoj, u ruajt, pasi kjo është tregues për qëndrueshmëri të dijeve dhe vlerësime reale të nxënësve në shkollë. Rezultate të larta u arritën në të katër provimet e Maturës Shtetërore dhe përkatësisht:

Letërsi: nota mesatare 8.1;

Matematikë: nota mesatare 8,8;

Lëndët me zgjedhje: nota mesatare 9,25;

Në lëndën e gjuhës Angleze: nota mesatare 9,4.

Gjatë gjithë Maturave Shtetërore, lëndët shkencore kanë dalë me rezultate më të larta, pasi edhe zgjedhja e nxënësve është në drejtim shkencor.

Organizoni vit pas viti konkurse kombëtare, jeni pjesëmarrës në olimpiada të ndryshme, gjithaq jeni një nga shkollat model sa i takon përgatitjeve, veçanërisht në shkencat ekzakte. Çfarë e motivon këtë rrugëtim?

Siç e theksova edhe më sipër, gjimnazi Dertliu është i drejtimit shkencor, (zgjedhja e nxënësve), por pa nënvlerësuar lëndët shoqërore, të cilat kanë rëndësinë më të madhe të formimit të nxënësit si qytetar dhe intelektual. Objektiv shumë i rëndësishëm është për Ne, të jemi konkurrent dinjitoz në nivel kombëtar, objektiv ky që e kemi pasur gjatë 20 viteve të shkollës së sonë. Kemi përvojë dhe potencial shumë të mirë të stafit në nivel shkencor, nxënës me kërkesa dhe rezultate shumë të mira, të cilët e përballojnë ngarkesën dhe kanë dëshirë për njohuri shkencore, duke u përgatitur për të studiuar në universitete më të mira në Shqipëri dhe jashtë saj. Puna që bëjmë për arritjet e olimpiadave dhe konkurseve është shumë intensive gjatë të tri viteve të gjimnazit.

Në mbyllje të vitit të 20-të mësimor, kemi arritur 179 vende fituese, nga të cilat 52 vende të para, 55 vende të dyta dhe 72 vende të treta.

“Dertliu” është mirëpritur dhe në Tiranë. Që prej qershorit keni organizuar dy kokkurse të rëndësishme për të ofruar bursë për më të mirët. Cila ishte pjesëmarrja dhe a dominonin më shumë nxënës të shkencave ekzakte?

Objektivi ynë është përzgjedhja e nxënësve cilësorë. Kemi edhe dy alternativa për regjistrim: 1-Konkursin për bursa; 2-Niveli i nxënësve mbi notën mesatare 9-të. Kemi zhvilluar dy konkurse. Pjesëmarrja ka qenë e mirë në konkursin e dytë, me një nivel të lartë nxënësish, i cili në shkencat ekzakte është nivel i mirë, por ka nevojë për më shumë punë. Vihet re nivel i mirë në matematikë edhe gjuhë shqipe. Nxënësit që kanë marrë pjesë në konkurs janë me notë mesatare mbi 9,5 dhe përveç përqindjeve të bursës nga konkursi do të përfitojnë edhe nga nota mesatare.

 

Cilat do të jenë përfitimet reale për fituesit e këtyre konkurseve të zhvilluara më herët?

Patjetër që të gjithë kanë përfitime nga 40%-80%, pasi deri në këtë nivel real u paraqitën. Ne do t’i japim mundësi edhe në muajin shtator nxënësve që do të paraqiten me mesatare shumë të lartë, të konkurrojnë për njohje të nivelit dhe a do të arrijnë më tepër përqindje burse nga sa përfitojnë nga nota mesatare.

Cila do të jetë filozofia juaj?

Ne shohim interesa të prindërve të cilët kanë informacion për rezultatet e shkollës. Shkolla “Dertliu” nuk është shkollë e re. Rezultatet e Dertliut, që janë mbi 1840 maturantë, janë garancia më e mirë për të besuar në strategjitë që ne punojmë. Filozofia jonë do të jetë:

1-Disiplinë e lartë

2-Punë në nivel të lartë shkencor

3-Punë të diferencuar për përgatitje në Maturën Shtetërore

4-Program i avancuar për përgatitjen e nxënësve në Olimpiada Kombëtare

5-Gjuhë të huaja me metoda të avancuara, në gjuhën Angleze, orë shtesë me mësues anglez

6-Lëndë shtesë në gjuhën Angleze

7-Orë shtesë në arte: Kërcim,Teatër

8-Projekte dhe veprimtari me tema sociale dhe psikologë të njohur, ku nxënësit të mirëinformohen dhe të jenë pjesë aktive e projekteve dhe shërbimeve në komunitet.

Ne i garantojmë prindërit dhe nxënësit se:

Gjimnazi “Dertliu” është ZGJEDHJE PËR NJË TË ARDHME TË SIGURT!

 

Adresa: Komuna e Parisit, Rr. “Medar Shtylla”  |  +355 69 20 76 243  |  [email protected]  |  www.dertliu.edu.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top