Në fokus

February 4, 2017 | 7:07

Mëritë!

Është një nga temat më të vështira që unë mund të trajtoj. Është një nga çështjet më të ndjeshme që kemi në qeniet njerëzore për t’u përballur me veten dhe me të tjerët. Sa herë që lëndohemi, ndihemi keq, qajmë dhe zemërohemi, fillojmë t’i bëjmë betime e premtime vetes se nuk do ta falim kurrë këtë gjë, atë person apo atë që na ka bërë.

Psikologe Hipnoterapiste Klinike Pedagoge pranë UET

Psikologe
Hipnoterapiste Klinike
Pedagoge pranë UET

Lëndimi i egos është aq i madh saqë është e vështirë që ta kalojmë dhe ta harrojmë atë situatë. Në një gjendje të tillë ndodhem edhe unë në këto moment që po shkruaj. Dje e ndava dhimbjen e egos sime me një vajzë shumë të re, e cila e ka gjetur zgjidhjen e saj përmes dashurisë. Ajo shumë thjeshtë (pa njohur Frojdin, Bandurën, Skinerin e gjithë psikologët e tjerë) më shpjegoi dhe më bëri të kuptoj se vërtet duhet të falim. Se sa e lehtë është, kjo varet nga secili prej nesh.

Kjo vajzë gjithë mendimet e veta i kishte të bazuara në ligjin e natyrës dhe në atë që është brenda qenies njerëzore: Dashurinë. “Nëse ti fal me mendje dhe jo me zemër është njëlloj sikur nuk ke falur asgjë” më këshilloi vajza e re. Është shumë e vërtetë që përpiqem të fal dhe ta kaloj, por egoja është lënduar më shumë nga ccfarë e prisja dhe procesi i të falurit dhe të lënit të mërive mënjanë do pjekuri emocionale. Kjo pjekuri vjen me përvojat e tua, me përballjet që kemi në jetë.

Sa herë na ka ndodhur që ta mbajmë inatin dhe zemërimin me vete për vite me radhë dhe të lëndojmë më shumë veten nga ç’duhet? Si do të ishte më e mira, të linim të largohet dhe të ishim të qetë apo të brengoseshim pa fund për një gjë që mundemi edhe ta kalojmë. Dikush do të më pyesë se si ta lë të iki kur më ka mërzitur kaq shumë?

Dolorez Cannon, një nga hipnoterapistet më të njohura në të gjithë botën tregon për një rastin e vet, që kur e pyeti pacientin e vet nëse kishte ndonjë maraz dhe inat të brendshëm, ai iu përgjigj: PO me ish-gruan time, e cila nuk më lejon që të takoj vajzat. “Lëre këtë inat të largohet prej teje” i sugjeroi ajo. “Nëse e lë të iki, do të ftojë ajo”, u përgjigj pacienti. “E nëse nuk e lë këtë inat të iki, atëherë do të fitojë sëmundja jote”, shpjegoi Dolorez (pacienti vuante nga një sëmundje terminale).

Botuar në revistën “PSIKOLOGJIA”, në numrin 103.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top