Marrëdhënie

June 4, 2019 | 8:22

Mes miqsh guxim për të qenë i sinqertë

Çfarë e ushqen miqësinë e vërtetë? Çfarë e mban gjallë dhe lejon kapërcimin e vështirësive, duke kapërcyer humorin e keq për ta bërë të zgjasë në kohë? Kemi pyetur ekspertët dhe kemi zbuluar se…

2Mariana, 39 vjeçe, pyet në lidhje me sjelljen e Fatmës, shoqes së saj që nga fëmijëria: “Kam qenë gjithnjë e gatshme për të, i kam kushtuar kohë dhe vëmendje. Nuk mundesha ama të shkoja kundër parimeve të mia, kur më kërkoi të bëhesha bashkëpu nëtore me të për ta ndihmuar të takohej pa rrezik me të dashurin e saj, ndaj i thashë jo. ‘Dy mikesha duhet ta ndihmojnë gjithnjë njëra–tjetrën’, më tha, dhe që prej asaj kohe nuk më flet më. A kam qenë një shoqe e keqe duke u sjellë në këtë mënyrë?”. Edhe Bela, 35 vjeçe, pyet se pse një mik ndonjëherë të lëndon kaq shumë: “Një mbrëmje Lura, që e konsideroja si një motër, më prezan toi me Robertin, një mik të vjetër. U krijua një harmoni e menjëhershme mes nesh dhe filluam të shoqëroheshim. Lura, me të cilën nuk kishim sekrete dhe flisnim për çdo gjë, kur i fola për interesin tim në lidhje me Robertin mbeti e befasuar. Që prej atij çasti, filloi të nxirrte justifikime për të mos u takuar aq shpesh sa më parë. Në fillim u përpoqa ta kuptoja.

Duhet guxim për të qenë i sinqertë mes miqsh. Por çfarë e ushqen miqësinë e vërtetë? Çfarë e mban gjallë dhe lejon kapërcimin e vështirësive, duke kapërcyer humorin e keq për ta bërë të zgjasë në kohë?

Kemi pyetur ekspertët dhe kemi zbuluar se… duke menduar se xhelozia e saj me kalimin e kohës mund të zvogëlohej… por kur zbulova se përpiqej t’i fliste keq Robertit për mua, u zhgënjeva thellësisht”. …Shpesh, në mënyrë të pandërgjegjshme, projektojmë te miqtë, sidomos ata më të afërt, veten tonë. E nëse moskokëçarës përfundojmë në një rreth vicioz, krijuar nga emocione dhe moskuptime, mund të rrezikojmë fundin e miqësisë. Tjetër herë gabojmë duke menduar se jemi duke bërë pikërisht gjënë e duhur për të mirën e mikut, e invadojmë pa i lënë hapësirë, duke i dhënë këshilla që besojmë se janë më të mirat për të… Por çfarë do të thotë të duash me të vërtetë një mik? “Të jesh para së gjithash mik i vetvetes, – përgjigjet Davide Bregola, instruktor që i ka ideuar dhe mbledhur në një libër ushtrimet për miqësinë. – Arritja e ekuilibrit me veten të mundëson që të mos kesh pritshmëri të panevojshme dhe të përballesh me tjetrin pa tensione egoiste. Në mënyrë të qetë”.

1

Të pranosh pa gjykuar

“Miqësia, ajo e vërteta, di të lërë hapësirë për tjetrin, t’i japë mundësinë për t’u shprehur lirshëm, – thotë Flaminia Nucci, psikanaliste jungiane në Milano: – Në një raport autentik ka pranim, përballje, bashkëpunim dhe mungesë gjykimi. Ekziston guximi për të qenë i sinqertë. Gjithnjë”. Kështu, edhe nëse nuk je dakord, kjo gjë nuk i kompromenton ndjenjat:

“Nuk kam nevojë për një mik që ka të njëjtin mendim me mua”, vëzhgon në shekullin I filozofi grek Plutarku. “Dy miq ndajnë emocione, jetojnë një marrëdhënie të ngushtë, të përbërë nga shtysa dhe afrime reciproke, si në një çift, por pa intimitet seksual”, shton Giulia Simonetti, psikologe klinike në Bolonja.

Miqësia është një territor që nuk mbaron kurrë së eksploruari. Gjatë përshkimit mund të ketë edhe pengesa. “Edhe sot e pyes veten ku kam gabuar me Sarën. Pas 15 vitesh miqësi, u zhduk pa asnjë arsye, – tregon Aida, 36 vjeçe. – E kam marrë në telefon disa herë dhe nuk më është përgjigjur. Në ‘Facebook’ nuk e pranon kurrë ftesën time për miqësi”. Çfarë fsheh kjo sjellje? “Kur te tjetri nuk gjejmë më mikun e përjetshëm, kjo ndoshta ndodh ngase kemi bërë zgjedhje të ndryshme”, shpjegon Bregola. “Ndonjëherë nuk jemi në gjendje t’i vlerësojmë të tjerët me objektivitet. Shpesh, kjo ka të bëjë me kërkesën që na udhëheq në kërkim të një miku: për të krijuar një marrëdhënie, për të ndarë momente me të. Pastaj zbulojmë se ky raport nuk u nënshtrohet nevojave tona dhe menjëherë krijohet distanca mes nesh dhe tjetrit”, pohon Simonetti.

Të përballemi duke mbetur të njëjtët

Si në të gjitha marrëdhëniet, edhe në miqësi mund të gabohet: “Nuk e duroj dot që Alma të ketë shoqe të tjera”, – thotë Eva. Por, ekskluziviteti është një gabim i shpeshtë, një tentativë për manipulim, saktëson Nucci. “Frika se miku mund të na tradhtojë duke u shoqëruar me të tjerë miq, na bën t’ia kufizojmë lirinë dhe nxjerr të zbuluar brishtësinë tonë. Mungojnë kështu qëllimet mbi të cilat duhet të bazohet miqësia”.

Nga ana tjetër, duke menduar ta ndihmojmë një mik, priremi t’i imponojmë vizionin tonë për gjërat duke e bërë të besojë se ajo që mendojmë ne, është më e drejta edhe për të. “Është një gjest egoizmi i pavetëdijshëm; ne nuk e kemi të vërtetën absolute. Mënyra jonë e përballimit të jetës mund të mos jetë e duhura për tjetrin. Duhet pra të jemi empatikë, të kemi aftësinë të mendojmë dhe arsyetojmë si tjetri”, saktëson Bregola.

Ndonjëherë duhen ridimensionuar qëndrimet që kanë krijuar keqkuptime. “Një miqësi e vërtetë mund të riparohet gjithnjë”. Në këtë pikë bien dakord të gjithë ekspertët. “E rëndësishme është të shkosh drejt tjetrit pa paramendime, me ndershmëri, duke e lënë mënjanë krenarinë dhe frikën”, përfundon Bregola. Të duash një mik, në fakt, do të thotë të jesh vetvetja, por pa e cenuar lirinë e tjetrit. Është reciprocitet në çdo moment, përshkim i jetës së përbashkët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top