Në fokus

March 5, 2017 | 17:46

Mesazh prekës, Era Saraçi i uron ditëlindjen mamasë, Mira Konçit, letër mirënjohjeje tej oqeanit

Prindërit meritojnë shumë më shumë, por një urim publik e me plot ndjesi, i jep një qëllim krejt tjetër lidhjes prind-fëmijë.

Jetojmë në kohëra moderne, ku teknologjia e avancuar ta lejon të gjithëjepesh, dhe pa kokëçarje, t’i trumbetosh gjithë botës se çfarë të bën kaq të lumtur në jetë, se si ndihesh para një situate të këndshme apo jo, se si malli yt shndërrohet në një larmi fotosh që të lënë pa fjalë.

mira-konciKjo është arma më e pushtetshme e kohës, që në të njëqindtën e sekondës shndërrohet në mesazhin më të dashur.  Dhe për prindër të tillë, të cilët duhet të ndjehen me fat, është ajo, vajza e tyre, që tej oqeanit bart vlerat e familjes Saraçi. Era uron nënën e saj, këngëtaren e njohur, Mira Konçi, e cila për fat të keq i mungon skenës shqiptare. Urimi i vajzës së Shpëtimit dhe Mirës, Era, e cila prej disa kohësh jeton në SHBA, ka qenë ai i përcjellë në këtë status kushtuar të ëmës.

Mami im, shpirti im, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe 500 vite të tjera, të lumtura, të mbushura plot dashuri, fat, e mbarësi.

Unë kam qenë përherë shumë e bekuar, por një ndër bekimet më të mëdha ka qenë fakti që të kam ty si mama (faleminderit Nadire Konçi për pasurinë që solle në jetë).

Faleminderit për punën tënde të palodhur e përkushtimin e pamasë në punën më të vështirë: të qenit mami. Je e rrallë, veçanërisht për dashurinë e respektin, me të cilin t’i trajton çdo njeri rreth vetes, për aftësinë që t’i ke për të bërë çdo njeri të ndihet mirë dhe dëshirën për t’i ndihmuar të gjithë. Faleminderit që më dëgjon mua (dhe budallallëqet e mia të pafundme) me durim dhe që më ofron gjithmonë këshilla të vyera, të shoqëruar me dashuri kaq të madhe. Faleminderit edhe që më kujton përherë t’i marr çështjet e jetës më me qetësi dhe që më drejton të ndjek një jetë spontane e të bukur.

Je shumë e bukur dhe e mrekullueshme, në çdo aspekt, shoqja ime, motra ime! Të dua shumë, shumë, shumë!”, – ka shkruar Era Saraçi.

Nuk ka vonuar pas këtij urimi prekës edhe përgjigja e këngëtares. “Uaaaa çfarë surprize e vogla ime ti! Mrekullia ime, thesari im, frymëzimi im, motivi im, jeta ime, eleganca ime! Faleminderit ZOT për dhuratën më të bukur në botë, Erën time! Qofsh e lumtur TI drita e syve të mi, sepse atëherë unë jam super nënë!”, – ka shkruar Mira Konçi për të bijën.

 

Burimi: www.revistawho.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top