Në fokus

June 5, 2017 | 11:54

Mesazhi i Nevila Xhindit për maturantët: “Jini të ndershëm me veten dhe të ardhmen tuaj…”

Nga Nevila Xhindi

Nga Nevila Xhindi

Maturantë të dashur, kudo jeni në gjithë Shqipërinë, suksese sot në provimin e parë të Maturës shtetërore!

Me shumë nga ju njihem personalisht, ndaj më lejoni tua përsëris dy fjalë!
Sot, fillon një etapë e re në jetën tuaj, një sfidë e parë për të arritur një rezultat që përcakton vendimet për shkollimin tuaj e më pas të ardhmen.

Kurrë më shumë se sot, kur politika ka futur kthetrat në mendjet tuaja te reja, ju duhet të ndiqni modelet e mira, të shkolloheni, të arrini rezultate, të mësoni të jeni kreativë, të jeni konkurrues jo vetëm me shokun e bankës, por me gjithë bashkëmoshatarët tuaj në botë.

Vetëm dhe vetëm puna, profesionalizmi, integriteti, përballja me sfidat në punë e në jetë ju rrisin, ju japin vendin e duhur në shoqeri!

Harrojeni politikën dhe premtimet e saj për karrierë ( ka hirushe edhe në politikë) por bëni kujdes me rezultatet në shkollë, jini të ndershëm me veten dhe të ardhmen tuaj, bëni zgjedhje që ju vlejnë jo në një ditë, por gjithë jetën.

Tani ju uroj vetëm suksese!

Nga një mike dhe këshilluese juaj në çdo kohë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top