Marrëdhënie

November 15, 2016 | 6:40

Meshkuj! Ka një mënyrë për t’u bërë tërheqës për femrat

1Një studim i ri ka zbuluar se, pavarësisht erës së pakëndshme, hudhra i bën burrat më tërheqës për gratë. Në fakt, hudhra ka veti të shumta pozitive për organizmin e njeriut, por së fundi me sa duket është zbuluar edhe një ndikim i ri i saj. Sipas  profesor Craig Roberts, të hash 4 thelpinj hudhër, i bën meshkujt më tërheqës për seksin e kundërt.

Studimi është kryer tek 42 meshkuj, ku studiuesit kanë mbledhur aromën e trupit për 12 orë. Meshkujt që kishin konsumuar më shumë thelbinj hudhre kishin më shumë “prezencë” tek femrat. Studimi u përqendrua te kënaqësia, intensiteti, tërheqja dhe maskilizmi.

“Rezultatet tona thonë se konsumimi i hudhrës ka efekte pozitive tek era që perceptohet nga trupi dhe kjo për shkak dhe të efekteve në shëndet. Nga këndvështrimi revolucionar, formimi i erërave të trupit konceptohet nëpërmjet zgjedhjes seksuale.  Studimet e mëparshme thonë se disa specie kafshësh përdorin sinjale për të përzgjedhur shokun që është në kushte të mira fizike”, thotë autori i studimit.

Megjithëse kjo mund të jetë spekulative, megjithatë hudhra ka efekte pozitive në shëndetin e njeriut dhe është e mundshme që konsumimi i saj është i identifikueshëm në djersën tek njerëzit.

Roberts shton: “Ashtu siç përfitimet shëndetësore të konsumimit të hudhrës përfshijnë antioksidantë, imunitetin kardiovaskularë, baktericidet dhe efektet anti-kancer, është e besueshme se preferencat e erës njerëzore janë formuar nga përzgjedhja seksuale”.

Studimi thotë se, konsumimi i hudhrës, që ka një sërë përfitimesh për shëndetin, e bën mashkullin të duket më i shëndetshëm dhe biologjikisht më tërheqës për femrat.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top