Marrëdhënie

April 17, 2019 | 9:00

Meshkuj, mos e lini t’ju ikë një grua që ka këto cilësi…

Mashkulli që lejon të largohet një grua me këto 8 cilësi nuk është në rregull! Sa herë keni qenë dëshmitar ose keni përjetuar një situatë si kjo? Një situatë në të cilën një grua u zhvlerësua, u dobësua dhe më pas u largua nga partneri i saj? Dhe sa herë keni parë një mashkull të penduar ulur në gjunjë se ka humbur gruan më të mirë në botë?

Mashkulli që ndjek turmën nuk e kupton fatin e tij, ai do ta kuptojë më vonë kur të ketë humbur gruan e jetës së tij. Të dashur meshkuj, mos e humbisni një grua që ka këto cilësi:

  1. Një grua që di të dojë

Ashtu si burrat priren të mendojnë për veten e tyre, gratë janë e kundërta, ato mendojnë për burrat. Një grua që me të vërtetë e do, kujdeset për partnerin e saj, është e vëmendshme ndaj tij, ndaj çdo nuance. Një grua e tillë duhet të konsiderohet si qenia më e çmuar në botë. Një grua e dashuruar e bën jetën tuaj më të bukur, më dinjitoze dhe sigurisht më të lumtur.

  1. Një grua inteligjente

Një grua inteligjente krah jush është stimuluese dhe mund t’ju mësojë shumë gjëra. Dhe ne nuk po flasim për një grua me studime dhe certifikata akademike, por një grua e thellë dhe e mençur. Një grua që mëson nga çdo gjë që ajo jeton dhe nga çdo gjë që ajo ka jetuar. Një grua inteligjente që e di se ku duhet të ecni, cilat çelësa të prekni dhe di se si t’ju udhëzojë në momente dobësie. Ju vetëm duhet ta falënderoni për inteligjencën e saj që ua vë në dispozicion.

  1. Një grua e bukur

Një grua e bukur me një shpirt të pastër dhe të sinqertë. Një grua e denjë për nderim, e cila ngjall jetën e të tjerëve me ndjeshmërinë e saj. Një grua që me buzëqeshjen e saj lumturon dhe që me komformitetin e saj ngushëllon. Një grua e bukur dhe e ëmbël që e bën ëndrrën e saj më të bukur.

  1. Një grua e dashur

Një grua që gjithçka e jep, me zemrën e saj, një grua që befason! Një grua e mirë dhe e dashur që ngroh shpirtin edhe kur ajo nuk është aty, e cila ndihet afër edhe kur është larg.

  1. Një grua energjike

Jeta është lëvizje dhe një grua e mbushur me energji është jeta, kjo ju bën më jetike. Një grua është e aftë t’ju bëjë të jetoni aventurën më të bukur, e cila ju ndjek në sfidat me të cilat përballeni, ju përkrah. Një grua energjike që ju bën të doni të jetoni!

  1. Ndjeshmëria

Një grua inteligjente dhe energjike që di të jetë e ëmbël, ju puth, ju qetëson me zërin e saj të bukur. Një grua, feminiteti i së cilës ka lindur nga qenia e saj e pastër. Romantike dhe të guximshme, delikate dhe e fortë. Një grua që bie në dashuri me ju ditë pas dite, me më shumë forcë.

  1. Një grua e pasionuar dhe e ëmbël

Një grua e pasionuar dhe e ëmbël është një grua e veçantë. Kjo ju jep optimizëm, energji pozitive. Një grua e pasionuar që transformon gjërat më të mërzitshme në situata qesharake dhe momente të jashtëzakonshme. Ajo transformon gjithçka që prek dhe thotë, me pasion dhe harmoni. Është e mrekullueshme!

  1. Një grua që e do veten

Një grua që e do veten, i do të tjerët në mënyrën më të bukur. Ajo është një grua që di se si të jetë mikja jote dhe di të japë atë që disa miq mund të japin. Një grua që di si të të bëjë të vlerësosh jetën dhe dashurinë si asnjë tjetër. Ju do të mësoni shumë prej saj. Një grua që e do veten e saj është e vëmendshme, e dashur, jetësore, miqësore, e përulur, e pasionuar, e thjeshtë dhe e mistershme… Është gruaja që çdo mashkull përfundon duke e ëndërruar, herët a vonë … Nëse jeni me fat të keni një grua si kjo përkrah, kujdesuni, mos e lini të shkojë.

 

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top