Meshkujt e gjatë janë më të rrezikuar që të vdesin nga kanceri i prostatës, tregon një studim i ri. Shkencëtarët britanikë kanë gjetur një lidhje të fortë mes tumoreve vdekjeprurëse dhe gjatësisë.
Çdo 10 cm më shumë në gjatësinë e një mashkulli rrit rrezikun me 21% për zhvillimin e kancerit të prostatës dhe 17% të vdekjes nga kjo sëmundje. Një lidhje e ngjashme është gjetur edhe mes madhësisë së belit dhe rrezikut për zhvillimin e kancerit të prostatës. Autorja kryesore e studimit, Dr. Aurora Perez-Cornago, nga Universiteti i Oksfordit tregon: “Zbulimi i një rreziku të lartë te meshkujt e gjatë, mund të sigurojë të dhëna mbi mekanizmin e fshehtë të zhvillimit të kancerit, për shembull, të lidhur me ushqyerjen dhe rritjen. Zbuluam gjithashtu se një peshë trupore e shëndetshme lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të prostatës dhe vdekjes nga kjo sëmundje vite më vonë”, shkruan “Gazeta Shëndeti”. Lidhjet e vëzhguara me obezitetin mund të jenë për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve te meshkujt obezë, të cilat mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës.
Çdo 10 cm më shumë në perimetrin e belit lidhet me 18% më shumë rrezik të vdekjes nga kanceri i prostatës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.