Nuk ka lidhje vetëm me intimitetin, por edhe me ndjenjat e dashurisë e të pranimit pa kushte. Le të shohim së bashku se cilat janë arsyet se përse meshkujt i adhurojnë lidhjet afatgjata.
Ndjenja e stabilitetit
Jeta e beqarit shpesh i bën njerëzit të paqartë dhe janë gjithmonë në kërkim të një partneri ideal. Është tejet e lodhshme dhe sfilitëse kjo ndjesi. Të jesh në një lidhje për shumë kohë dhuron një ndjenjë sigurie.
Lokalet, një xhungël e vërtetë
Kur jeni vetëm, lokalet janë një xhungël e frikshme dhe jeni gjithë kohës në presion të vazhdueshëm për të dalë me shokët. Si rregull, duhet të dilni me ta dhe të pini për qejfin tuaj, por kjo gjë ju bën qesharak dhe viheni në siklet kur sapo takoni një vajzë që ju pëlqen. Ama, kur jeni prej kohësh në një marrëdhënie të qëndrueshme, ju shijoni pijen tuaj të preferuar në praninë e partneres dhe argëtoheni teksa shihni miqtë tuaj se si bëhen qesharakë.
Shijojnë përkëdhelje pa fund
E kush tha se të jesh prej shumë kohësh i lidhur me dikë nuk gëzon kënaqësinë e përkëdhelive apo
intimitetit?! Ka shumë prej nesh që bëjnë shaka pa fund për çiftet që rrinë bashkë prej shumë kohësh apo
sepse i konsiderojnë këto lidhje si marrëdhënie pa intimitet, por gabojnë shumë rëndë. Të dashuruarit nuk e kursejnë aspak veten nga përkëdhelitë dhe kjo është një gjë që meshkujve u pëlqen pa masë.
Kanë mbështetje pa kushte
Ka nga ata që kanë miq të tmerrshëm apo familje të çuditshme dhe, për rrjedhojë, nuk dinë ku të kërkojnë ndihmë apo mbështetje. Kur rrini me dikë, ju e dini se ajo është me ju edhe në çaste të vështira dhe ju mbështet pa kushte. Është shumë e këndshme të keni mbështetjen e partneres për sa u përket ëndrrave apo dëshirave që mund të keni.
Nuk shqetësohen për mënyrën se si duhet të sillen
Është shumë stresuese për një beqar ndjesia që ka për mënyrën se si duhet të sillet apo të japë nga vetja 110 për qind. Në një marrëdhënie të gjatë kjo ndjesi nuk ekziston, pasi partneri ju njeh shumë mirë, ndaj dhe për këtë s’e vrisni mendjen se si duhet të silleni.
Kanë dikë që i pret në shtëpi
Meshkujt e adhurojnë të kthehen në shtëpi kur kanë një partnere që i pret. Është një ndjesi e këndshme dhe ofron siguri gjithashtu.
Bashkëndarja e detyrave
Një marrëdhënie e fortë dhe e qëndrueshme qëndron edhe në faktin se duhen bashkëndarë detyrat në shtëpi. Me shumë gjasa, mund të jeni ju ai që gatuani apo rregulloni ndonjë gjë që është prishur. Por, ajo që ju pëlqen tej mase është shpërblimi që merrni më pas nga partnerja.
Ndarja e shpenzimeve
A e dini se çfarë është më mirë se sa të jetoni vetëm? Epo ja, të jetosh me dikë me të cilin të ndash intimitetin dhe jo vetëm, por edhe gjysmën e shpenzimeve apo investimeve.
Këshilla e një femre që nuk është mamaja
Ka disa gjëra, të cilat keni nevojë t’i dëgjoni nga një femër (këshillë marrëveshjeje nga eprorja apo dhe
këshilla tipike femërore) dhe është gjë shumë e bukur të mësosh diçka nga një femër që nuk është ajo që ju ka rritur. Partnerja është idealja për këtë gjë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.