Marrëdhënie

November 12, 2016 | 6:21

Meshkujt pëlqejnë më shumë suksesin e partnereve më të rritura

Playful couple enjoying outdoors

Dashuria është një ndjenjë sublime, që më shumë se sa vitet mbi supe ka lidhje me dëshirën dhe përgjegjshmërinë mes dy partnerëve. Por në kohët e sotme, duket se diferenca e moshës mes partnerëve i ka thyer rregullat e një lidhjeje. Tashmë është kthyer në tendencë që meshkujt të pëlqejnë të krijojnë lidhje dashurie me femra më të mëdha në moshë. Por, pse ndodh kjo?

Femrat më të rritura kanë më shumë vetëbesim

Ato janë më të sigurta e të pavarura dhe kjo gjë që i bën më tërheqëse në sytë e meshkujve më të rinj, të cilët duan të jenë me një partnere që nuk e ka vëmendjen gjatë gjithë kohës se si do duket apo të kërkojë që mashkulli t’i përkëdhelë egon në çdo moment. Meshkujt nuk duan t’i lënë përshtypje në çdo çast apo ta drejtojnë në çdo hap.

 

Janë të pavarura

Duke qenë se kanë krijuar një stabilitet financiar dhe janë ambicioze në karrierë, meshkujve më të rinj nuk u duhet të sforcohen për t’i provuar asaj se janë të aftë t’i sigurojnë të ardhmen. Kjo gjë ndikon pozitivisht në kohëzgjatjen e marrëdhënies. Mashkulli nuk ndihet nën presion që të sigurojë aspektin financiar në mënyrë që marrëdhënia të funksionojë. Kjo u jep qetësi.

 

Femrat e rritura janë më të kuptueshme

Shpesh meshkujt i shohin femrat më të mëdha në moshë si më tolerante dhe më mbështetëse. Ato janë më të balancuara emocionalisht dhe ndoshta mund të bëhen edhe protektive. Meshkujt pëlqejnë të ushqehen dhe në momente të caktuara të kenë nënën pranë. Këto cilësi rrallë i gjejnë te moshataret apo partneret më të reja, të cilat e kanë vëmendjen drejt karrierës, të qenit nënë, te problemet e fëmijëve, etj.

 

Femrat e rritura janë më të matura

Ato janë pjekur me kohën dhe kanë përvojën e jetës, cilësi që i bën më tërheqëse në sytë e meshkujve, të cilët mund të jenë të lodhur apo thjesht emocionalisht të prekur. Meshkujt mendojnë se këto femra janë më të drejtpërdrejta për atë çfarë duan dhe bëjnë në jetë. Lojërat e mendjes (tërheqja e vëmendjes, hatërmbetja, flirtimi për të bërë partnerin xheloz…) që bëjnë femrat më të reja janë shumë të rralla dhe kjo është çlirim për ta.

 

Janë më të çlodhura

Femrat më të rritura i kanë kaluar “detyrimet” e shoqërisë, prandaj në marrëdhënie janë më pak të komplikuara dhe më të fokusuara te ndjenjat dhe të qenit mirë e këndshëm në marrëdhënie.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top