Studim

February 8, 2018 | 9:47

Meshkujt që martohen me gra të kolme janë 10 herë më të lumtur

Një studim i ri i kryer nga departamenti i psikologjisë në Universitetin Autonom Kombëtare të Meksikës, Dr. Filemón Alvarado dhe Dr. Edgardo Morales zbuluan se meshkujt që ishin në marrëdhënie me gra të kolme ishin dhjetë herë më të lumtur se ata që ishin me gra të dobëta.

Si një grua e shëndoshë, mund të dëshmoj se burri im është i lumtur. A do të ishte më i lumtur me një grua të dobët? Kush e di!

Ajo që unë di është se ai i do rrathët e mi të shëndoshë, gjymtyrët po ashtu, si dhe shtresat anësore që vijnë si rezultat i të qenit e bëshme.

Sipas të njëjtit studimi, burrat buzëqeshin më shumë me partneret e tyre të kolme dhe kishin më shumë shanse për t’i zgjidhur më lehtë problemet.

Kur i kërkoj bashkëshortit tim që të marrë çfarë ushqimi të dojë për natën, kjo gjë kthehet në një problem që nuk mund të zgjidhet sepse pa marrë parasysh se çdo të thotë “Çfarëdo që të doni”, as që nuk mund ta imagjinoj se çfarë ai dëshiron vërtetë. Këtu supozohet që janë duke folur për çështje dhe dëshira që vijnë për të patur një marrëdhënie sa më të përkushtuar sesa për ushqimin e porositur.

Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se, duke qenë se janë peshë e rëndë, riprodhimi dhe mbajtja e një foshnje nuk do të ishte problem.

Sigurisht që nuk është problem, pasi gratë janë unike dhe të gatshme për gjithçka!

Kjo gjithashtu do të thotë se dashuria është dashuria dhe nuk ka rëndësi çfarë madhësie jeni kur bëhet fjalë për një marrëdhënie.

Gjithkush ka një person pas të cilit janë të tërhequr dhe nuk ka rëndësi çfarë thotë mendja juaj por çfarë do zemra.

Zonja: E bëshme, e dobët, e gjerë, e turpshme për sa kohë që jeni plot dashuri nuk ka rëndësi nëse jeni e shëndoshë.

Gjeni personin që i pëlqen shtresat tuaja, pasi kjo është ajo që e bën një marrëdhënie të lumtur.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi /www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top