Triphenyl phosphate (TPP or TPHP) është një kimikat i cili gjendet te manikyrët dhe ngjitet tek thonjtë. Qëndron shumë gjatë. Është çrregullues hormonal dhe ekspozimi kronik ndaj tij, mund të sjellë çrregullime në aparatin riprodhues apo infertilitet.

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe
Një studim i vitit 2015, i publikuar në Environment International, analizoi subjektet që aplikuan një brand të manikyrëve me përmbajtje 0.97% TPP dhe analizuan urinën e tyre para dhe pas aplikimit të manikyrit në thonj. DPHP (metabolit i TPP apo Triphenyl phosphate), u rrit pas 10-14 orësh aplikim të manikyrit. Kjo tregon se TPP hyn në trup nëpërmjet lëkurës. Nënat shtatzëna nuk duhet të përdorin manikyr!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.