Këshilla & Arsye

July 10, 2017 | 9:52

Mësimi i larjes së duarve ndikon në zhvillimin e fëmijës

Nxitja e fëmijëve të lajnë duart me sapun, është më e këshillueshme sesa t’i lajnë duart me solucin sapuni. Kjo përkujdesje, nuk ka të bëjë me higjenën, por me ushtrimet psikomotore për të fituar zhdërvjelltësimin e duarve.

kid washing hands with mom

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Zhdërvjelltësimi i duarve nxit sistemin nervor qëndror dhe atë periferik. Dora është organi, që zë sipërfaqen më të madhe në hartën e hypokampusit (në tru). Zhdërvjelltësimi i dorës është i lidhur edhe me të folurin. Zhvillimi historik i njerëzores e ka zanafillën pikërisht në zhdërvjelltësimin e dorës. Sa më shumë njeriu e përdorte dorën aq më shumë mendonte dhe përqëndrohej për të gjetur zgjidhje dhe për t’i komunikuar ato. Një nga ushtrimet më të mira për të zhdërvjelltësuar dorën është larja e duarve me sapun.

Rrotullimi i sapunit nëpër duar për të krijuar shkumbëzimin, e nxit fëmijën të përqëndrohet në kombinimin e lëvizjeve, për të mos i rrëshqitur sapuni nga dora. Ashtu si krehja, larja e dhëmbëve edhe larja e duarve është një ushtrim shumë efikas psikomotor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top