Këshilla & Arsye

February 11, 2017 | 7:30

Mësojeni fëmijën që të mos i ndërpresë bisedat tuaja

Ju flisni, dhe ende pa përfunduar fjalinë, fëmija juaj ndërhyn për të kërkuar diçka? Kjo ndodh sërish, e sërish dhe ju nuk arrini ta ndaloni? Ndërprerja është një zakon që formohet. Dhe, si shumë sjellje të tjera të bezdisshme, kur fëmijët e kuptojnë që nuk ‘ndëshkohen’, sjellja vazhdon.

1

Ndiqni këshillat e mëposhtme:

Mësojeni fëmijën

Mësojeni fëmijët si të vlerësojë nëse nevoja e tyre është diçka e rëndësishme sa të mund t’ju ndërpresë juve. Mësojeni fëmijën të presë për një pauzë në bisedë dhe të thotë ‘Më fal’, kur kërkon t’ju ndërpresë. Kur vepron kështu përgjigjuni pozitivisht.

Përdorni prekjen

Tregojini fëmijës që nëse dëshiron diçka ndërsa ju jeni duke folur me një të rritur tjetër, ai/ajo duhet të vijë tek ju dhe me butësi t’ju prekë ose pickojë krahun.

Jepini një mesazh të qartë

Bëni një pauzë, shikoni fëmijën tuaj në sy dhe thoni: ‘Do të vij te ti për një minutë’. Më pas kthe kokën, trupin dhe vëmendjen larg fëmijës.

Lavdërojeni

Lavdërojeni fëmijën për veprimet e mira.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top