Vizatimi është një mjet shumë i rëndësishëm në fëmijëri, si për shkak se na lejon të kuptojmë gjendjen shpirtërore të fëmijës dhe sepse është një mënyrë përmes së cilës fëmija mund të shprehë krijimtarinë e tij.
Nuk është e gabuar t’i lejoni ata të bëjnë atë që ndodh në kokën e tyre dhe mbi të gjitha ta bëjnë atë në mënyrën e tyre, mbase duke vizatuar një person me tre krahë dhe këmbë. Sidoqoftë, mund të jetë interesante të tregoni një mënyrë shumë të thjeshtë për të vizatuar diçka më realiste duke përdorur shkronja dhe numra.
Si ta bëjmë atë? Shikoni këto fotografi dhe do të kuptoni sa kënaqësi merrni kur i ktheni numrat dhe shkronjat në kafshë të lezetshme!
Me një 6 dhe një 3 ju mund të merrni një buf.
Një 2 dhe 9 formojnë një rosë duke fjetur!
Me 11-ën bëhet një elefant i madh.
Me një 2 bëhet një mi i vogël.
Një 6 dhe 0 për një lepur të ëmbël.
A e dini se nga një 4 mund të vizatoni një lopë?
Me 15 formohet gjeli krenar.
L fluturon larg si zogu.
M si … Mace!
Pas një U-je fshihet një bretkosë.
Një W për të filluar vizatimin e një fluture.
T formon një nusepashkë fatsjellëse!
Burimi / https://www.guardachevideo.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.