Këshilla & Arsye

June 4, 2017 | 11:00

Mësojini fëmijëve se çfarë është vetëkontrolli

1

Vetëkontrolli është empati me veten tuaj të ardhshme.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Të rritur, prindër, edukatorë, mësues, mësojini fëmijëve se çfarë është vetëkontrolli. Tregojini edhe pse është i vështirë, pasi të pengon në plotësimin e dëshirës në çast, por të ndihmon të njohësh, duash e vlerësosh veten në të ardhme. Vetëkontrolli të ndihmon të realizosh veten siç dëshiron.

Vetëkontrolli është një veti që duhet zhvilluar me shumë kujdes dhe roli i të rriturit është shumë i rëndësishëm. I rrituri, jo vetëm që është modeli për të parriturin, por edhe nxitësi i vetëkontrollit si frikë nga tjetri, apo vlerësim nëpërmjet empatisë për të ardhmen si i rritur. Ky këndvështrim sipas studimeve, e ndihmon fëmijën më shumë se çdo gjë tjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top