Në fokus

June 15, 2019 | 8:10

Mësojuni fëmijëve se gjërat më të mira në jetë nuk blihen me para

Mësojuni fëmijëve se gjërat më të mira në jetë nuk kanë çmim. Tregojuni atyre se ajo që fal lumturi nuk blihet apo shitet, mësojuni se ndjenjat vijnë gjithmonë të parat: ndarja e momenteve të lumtura dhe pjesëmarrja vlen shumë më tepër se çdo lodër.

Paraja nuk blej gjithçka, dhe jo gjithçka është e justifikueshme në emër të zotit të parave. Natyrisht, jetojmë në një shoqëri që çdo ditë na detyron të mendojmë të kundërtën: konsumizmi është baza e gjithçkaje dhe, pa e kuptuar, ne ia përcjellim këtë vlerë edhe fëmijëve.

Ne jemi të zhytur në një ekonomi gjithnjë e më të luhatshme, tendenca që vijnë dhe shkojnë, fiksimi i të pasurit modelin e fundit të çdo gjëje, si një telefon celular apo një lodër. Gjithçka blihet dhe shitet.

Fëmijët tanë, edhe nëse nuk e kuptojmë, asimilojnë dhe i bëjnë këto dinamika të vetat. Koha është para, dhe nëse nëna ose babai kthehen në shtëpi të lodhur, kjo është për shkak se ata shkojnë të punojnë për të sjellë para në shtëpi: është e pashmangshme (dhe në njëfarë mënyre edhe e drejtë), që fëmijët i japin shumë vlerë të ardhurave.

Edhe nëse jeni prind që punoni dhe keni pak kohë për t’iu kushtuar fëmijëve tuaj, përpiquni të përqendroheni në bërjen e këtyre momenteve autentikë, magjikë, pjesëmarrës dhe lumturie. Mos u jepni dhurata materiale fëmijëve, duke besuar se ata do të jenë të lumtur ose do të zëvendësojnë praninë fizike.

Një lojë, një shëtitje, një akullore së bashku, një shfaqje në kinema: këto janë momentet që do të mbeten të kujtesën emocionale të fëmijës. Një lodër nuk mund të gjenerojë të njëjtin ndikim në trurin e fëmijës.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top