Që ato kishin mundësi të pafundme të përdorimit të gjithë ne e dinim, me to mund të ndërtoni kështjella ose anije kozmike, madje edhe kurthe që prindërit të largohen gjatë natës. Ajo që nuk kishim menduar ishte se ato mund të ishin gjithashtu të dobishme për të mësuar të bëni llogari.
Ideja erdhi nga Alycia Zimmerman, një mësuese që punon në një shkollë fillore në Nju Jork. Falë përdorimit të tullave me ngjyrë arrin të stimulojë imagjinatën, aftësitë kreative dhe të menduarit logjik të nxënësve të saj të vegjël.
Në klasën e saj, në fakt LEGO-ja është bërë një mjet shumë i dobishëm për të bërë të qartë dhe të kuptueshëm shumë nga konceptet themelore matematikore siç janë koncepti i tërësisë dhe i pjesëve të tij, fraksioneve, fuqive dhe shumë më tepër.
“Në klasë, tullat e vogla, përfaqësojnë opsionin tim të preferuar për ta bërë matematikën diçka të prekshme”, tha mësuesja në një intervistë me Scholastic, një blog mësuesish.
Burimi / www.greenme.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.