Mirëqenie

July 4, 2016 | 9:26

Metabolizmi

Metabolizmi nënkupton të gjitha reaksionet që ndodhin në organizmin tonë. Këto reaksione ndodhin në mënyra të ndryshme. Ka ushqime që na ndihmojnë për të aktivizuar metabolizmin e trupit, duke përfshirë edhe yndyrnat. Mjafton të informohemi për të ndryshuar mënyrën e të ushqyerit sa më shëndetshëm.

Faktorët që lidhen me metabolizmin janë:

Gjinia: Një mashkull ka një metabolizëm shumë më të lartë se një femër, dhe kjo për hir të masës së madhe muskulore që ai ka. Sa më shumë muskuj, aq më shumë djegie bëhen në trup, pasi qelizat muskulore funksionojnë si një motor që djeg kalori. Qelizat e masës dhjamore kryesisht, kanë si funksion të jenë thjesht një depozitë energjie.

Përmasat trupore: Lidhet mjaft me përcaktimin e metabolizmit. Pra, një person i gjatë ka një metabolizëm më të lartë.

Faktori gjenetik: Është shumë i rëndë- sishëm, edhe pse nuk është aspak në dorën tuaj. Shumë njerëz janë me fat, pasi mund të kenë një masë muskulore të zhvilluar, të trashëguar, dhe jo të fituar nga palestra.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top