Një studim i publikuar te revista amerikane “Medical Association” sugjeron dy lloje alternativash për lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, pa ilaçe. Njëra është ulja e niveleve të stresit nëpërmjet jogës dhe meditimit, dhe tjetra është terapia popullore e sjelljeve njohëse (CBT) (sjellja në kujtesë e momenteve të lumtura që keni kaluar në jetë).
Shkencëtarët kryen një eksperiment ku u përfshinë 300 njerëz (mosha mesatare 49). Njëri grup ndoqi dy trajtimet e mësipërme për 8 javë, ndërsa grupi tjetër mori kujdesin si zakonisht. Gjashtë muaj më vonë shkencëtarët zbuluan se 45% e pjesëmarrësve në grupin e parë kishin më pak dhimbje shpine dhe mund të lëviznin më lirisht se ata të grupit të dytë.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.